Rusia ka shpallur një korridor humanitar për evakuimin e civilëve nga Mariupoli i rrethuar të enjten. 150 000 banorët e qytetit kanë mbijetuar nën tokë për javë të tëra mes sulmeve brutale ajrore, tha nënkryetari i bashkisë Sergej Orllov. Në ditën e 36-të të luftës, luftimet në Mariupol po vazhdojnë.
Presidenti Volodimir Zelenski komentoi në një fjalim video të mesnatës nga rrugët e Kievit se negociatat me Rusinë janë duke vazhduar, por tani për tani janë vetëm "fjalë pa veprime konkrete".
Forcat ruse po tërhiqen nga zona e termocentralit bërthamor të Çernobilit, tha inteligjenca amerikane. Lidhja midis Kievit dhe qytetit të rrethuar të Çernigov është rivendosur, raportoi CNN. Luftimet intensifikohen në rajonet Doneck dhe Lugansk. Forcat ruse po përparojnë pas Izjum, afër Harkovit.
Moska nuk ka hequr dorë nga këmbëngulja që Kievi të njohë aneksimin e Krimesë nga Rusia dhe separatistët në Doneck dhe Lugansk, tha kryenegociatori rus, Vladimir Medinski.
Negociatori ukrainas Mihailo Podoljak tha se traktati i paqes do të duhej të miratohej me referendum, por ai nuk mund të organizohej derisa trupat ruse të largoheshin nga territoret e pushtuara pas 23 shkurtit.Federata e Konsumatorëve në Bullgari, lëvizja “Sistemi po na vret” dhe Sindikatat e Bashkuara të Pensionistëve shpallën bojkot kundër çmimeve të larta në zinxhirët ushqimorë, sipas shembullit të kroatëve, të enjten më 13 shkurt. Gjithashtu u bë thirrje..
Revista “The Economist” mban sot në Sofje një forum kushtuar zhvillimit të ekonomisë bullgare. Aktiviteti mbledh së bashku përfaqësues të institucioneve shtetërore, të biznesit dhe sektorit bankar, si dhe diplomatë. Mysafir nderi dhe folës në forum do të..
Ditën e mërkurë vranësira do të jetë e ndjeshme në pjesën më të madhe të vendit, me ndërprerje të përkohshme para mesditës mbi Bullgarinë Perëndimore. Vende-vende në Bullgarinë Lindore dhe në zonat malore do të bjerë borë të dobët. Do të fryjë erë..
Bullgaria zbatoi plotësisht 7 nga gjithsej 28 rekomandime të Grupit të Shteteve kundër Korrupsionit të Këshillit të Evropës (GRECO)...
Bullgaria pagoi 11% të fondeve në dispozicion sipas Planit të BE-së për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë. Kjo është më pak se 700 milionë euro për 4..
Për qeverinë e sapozgjedhur është e rëndësishme se çfarë buxhet do të propozojë dhe do të mbrojë dhe nëse arrin të mbledhë mbështetjen e parlamentit, si..