Rusia ka shpallur një korridor humanitar për evakuimin e civilëve nga Mariupoli i rrethuar të enjten. 150 000 banorët e qytetit kanë mbijetuar nën tokë për javë të tëra mes sulmeve brutale ajrore, tha nënkryetari i bashkisë Sergej Orllov. Në ditën e 36-të të luftës, luftimet në Mariupol po vazhdojnë.
Presidenti Volodimir Zelenski komentoi në një fjalim video të mesnatës nga rrugët e Kievit se negociatat me Rusinë janë duke vazhduar, por tani për tani janë vetëm "fjalë pa veprime konkrete".
Forcat ruse po tërhiqen nga zona e termocentralit bërthamor të Çernobilit, tha inteligjenca amerikane. Lidhja midis Kievit dhe qytetit të rrethuar të Çernigov është rivendosur, raportoi CNN. Luftimet intensifikohen në rajonet Doneck dhe Lugansk. Forcat ruse po përparojnë pas Izjum, afër Harkovit.
Moska nuk ka hequr dorë nga këmbëngulja që Kievi të njohë aneksimin e Krimesë nga Rusia dhe separatistët në Doneck dhe Lugansk, tha kryenegociatori rus, Vladimir Medinski.
Negociatori ukrainas Mihailo Podoljak tha se traktati i paqes do të duhej të miratohej me referendum, por ai nuk mund të organizohej derisa trupat ruse të largoheshin nga territoret e pushtuara pas 23 shkurtit.Për herë të parë, Chef's Food Park do të mbahet në Stara Zagora si pjesë e edicionit të tretë të Forumit Kombëtar të Kuzhinës " Chef's Secrets - Evolucioni i Shijes" 2025, transmeton BTA. Gjatë fundjavave, 8 dhe 9 shkurt, qyteti nën pemët e blirit, siç..
Për të 13-tin vit radhazi, prodhuesit e verës nga rajoni i Mellnikut do të prezantojnë më të mirën e prodhimit të tyre në Festivalin e Verës së Mellnikut “Rrushi i Artë”, transmeton BTA. Festivali tradicional i verës do të mbahet në Mellnik më 8 dhe 9..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga minus 8 deri në minus 3°, në Sofje – rreth minus 8°. Gjatë ditës në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të mbizotërojë mot me diell me rritje më të theksuar të vranësisë në Rrafshinën e Danubit...
Bullgaria pagoi 11% të fondeve në dispozicion sipas Planit të BE-së për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë. Kjo është më pak se 700 milionë euro për 4..
Bullgaria zbatoi plotësisht 7 nga gjithsej 28 rekomandime të Grupit të Shteteve kundër Korrupsionit të Këshillit të Evropës (GRECO)...
Për qeverinë e sapozgjedhur është e rëndësishme se çfarë buxhet do të propozojë dhe do të mbrojë dhe nëse arrin të mbledhë mbështetjen e parlamentit, si..