Rusia ka shpallur një korridor humanitar për evakuimin e civilëve nga Mariupoli i rrethuar të enjten. 150 000 banorët e qytetit kanë mbijetuar nën tokë për javë të tëra mes sulmeve brutale ajrore, tha nënkryetari i bashkisë Sergej Orllov. Në ditën e 36-të të luftës, luftimet në Mariupol po vazhdojnë.
Presidenti Volodimir Zelenski komentoi në një fjalim video të mesnatës nga rrugët e Kievit se negociatat me Rusinë janë duke vazhduar, por tani për tani janë vetëm "fjalë pa veprime konkrete".
Forcat ruse po tërhiqen nga zona e termocentralit bërthamor të Çernobilit, tha inteligjenca amerikane. Lidhja midis Kievit dhe qytetit të rrethuar të Çernigov është rivendosur, raportoi CNN. Luftimet intensifikohen në rajonet Doneck dhe Lugansk. Forcat ruse po përparojnë pas Izjum, afër Harkovit.
Moska nuk ka hequr dorë nga këmbëngulja që Kievi të njohë aneksimin e Krimesë nga Rusia dhe separatistët në Doneck dhe Lugansk, tha kryenegociatori rus, Vladimir Medinski.
Negociatori ukrainas Mihailo Podoljak tha se traktati i paqes do të duhej të miratohej me referendum, por ai nuk mund të organizohej derisa trupat ruse të largoheshin nga territoret e pushtuara pas 23 shkurtit.Në një operacion të Drejtorisë së Përgjithshme për Luftën kundër Krimit të Organizuar, më 6 shkurt u arrestuan tre bullgarë të cilët kanë marrë pjesë në një grup kriminal ndërkombëtar që ka vepruar në territorin e vendeve të Bashkimit Evropian. Në një..
Ideja e një tavani të rritjes së çmimeve për produktet ushqimore bazë nuk është diskutuar ende me partnerët në koalicionin qeverisës. Sipas kryeministrit Rosen Zheljazkov, ndërhyrja e drejtpërdrejtë e shtetit në tregun e mallrave bazë të konsumit është e..
Bullgaria pagoi 11% të fondeve në dispozicion sipas Planit të BE-së për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë. Kjo është më pak se 700 milionë euro për 4 vjet, shpjegoi në parlament zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev. Në fund të vitit 2023 u paraqit një..
Bullgaria zbatoi plotësisht 7 nga gjithsej 28 rekomandime të Grupit të Shteteve kundër Korrupsionit të Këshillit të Evropës (GRECO)...
Bullgaria pagoi 11% të fondeve në dispozicion sipas Planit të BE-së për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë. Kjo është më pak se 700 milionë euro për 4..
Për qeverinë e sapozgjedhur është e rëndësishme se çfarë buxhet do të propozojë dhe do të mbrojë dhe nëse arrin të mbledhë mbështetjen e parlamentit, si..