Për shkak të luftës në Ukrainë Banka Evropiane për Rindërtimin dhe Zhvillimin (BERZH) uli me 1.6 pikë parashikimin e rritjes së ekonomisë bullgare për vitin 2022. Banka pret që Produkti i Brendshëm Bruto i Bullgarisë të rritet me 2.8 për qind kundrejt një parashikimi të mëparshëm rritjeje prej 4.4 për qind. Përshpejtimi me 3.6 për qind pritet në vitin 2023, por norma e rritjes prej 4.2 për qind në vitin 2021 nuk do të arrihet.
Si problemet kryesore me të cilat përballet Bullgaria nga lufta, BERZH rendit çmimet e energjisë, çmimet e ushqimeve, shtrëngimin e politikës monetare dhe krizën në turizëm.
Investimet e huaja direkte mund të ngadalësohen në vendet afër Ukrainës, si Bullgaria dhe Rumania, veçanërisht në kontekstin e militarizimit të Detit të Zi, shtohet në raport.
Ministri në detyrë i ekonomisë, Petko Nikollov, gjatë ceremonisë vjetore të ndarjes së çmimeve të Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë njoftoi se Bullgaria me një rritje prej 2,2 për qind është ndër 6 vendet e para të BE-së. Kryetari i Dhomës..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Me shpërblimin më të lartë janë ata që merren me..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..