Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria në fotografi

Shëtitje pranverore në dy manastire më pak të njohura pranë Sofjes

Ka shumë manastire të vogla përreth kryeqytetit bullgar, të njohura që nga mesjeta si “Mali i Shenjtë i Sofjes”. Ata janë rreth 40, por vetëm disa prej tyre kanë ruajtur ndërtesat që nga koha e themelimit të tyre. Shumica e manastireve janë të rinovuar kohët e fundit. Sot, këto qendra shpirtërore modeste, por të gjalla vizitohen nga pelegrinët dhe mbi të gjitha nga sofianasit që ikin nga zhurma e qytetit të madh.  

Manastiri Çepinski “Tre Shenjtorët e Shenjtë”, kushtuar Shën Vasilit të Madh, Shën Gregorij Teologu dhe Shën Joan Gojëmbli është një nga manastiret e pakta në Bullgari që janë të ndërtuar në fusha, jo në male. Vendi nuk u zgjodh rastësisht - aty pranë ishte një tumul trak, varri harkor i të cilit përdorej nga murgjit si vend kreshme. Ndërtesat aktuale janë të fillimit të shekullit të 20-të. 



Manastiri “Shën Ivan Rillski” pranë fshatit Kurillo, sot lagje e qytetit Novi Iskër daton që nga Mbretëria e Parë Bullgare (vitet 681 – 1018). U shkatërrua në fillim të pushtetit osman dhe u rindërtua në fund të shekullit të 16. Që atëherë datojnë edhe afresket murale në kishë, të cilat janë vepër e piktorit të njohur Pimen Zografski. 

Foto: Vlladimir Vlladimirov 



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një shëtitje përgjatë shtigjeve me dëborë të malit Vitosha

Për shumë banorë dhe mysafirë të kryeqytetit bullgar, një shëtitje në Vitosha - mali që ngrihet në afërsi të qytetit - është një kënaqësi e madhe. Duhet vetëm gjysmë ore për të arritur në zonën “Urët e Arta” (“Zllatnite Mostove”) të Vitoshës,..

botuar më 24-01-18 10.05.MD

Një shëtitje nëpër shpatet e maleve bullgare

Këtë dimër filloi me mot jashtëzakonisht të ngrohtë, por ndërsa ende nuk ka dëborë në rrafshinat e ulëta, në shpatet më të larta të maleve situata është krejt e ndryshme. Në saj të kësaj në disa pushimore sezoni i skive u hap zyrtarisht ditë më parë...

botuar më 24-01-05 5.37.MD

Sofja në ngjyrat e Krishtlindjes

Edhe qytezat e Krishtlindjes sjellin gëzim dhe atmosferë festive... Foto: Krasimir Martinov

botuar më 23-12-19 8.48.PD