Manastiri Çepinski “Tre Shenjtorët e Shenjtë”, kushtuar Shën Vasilit të Madh, Shën Gregorij Teologu dhe Shën Joan Gojëmbli është një nga manastiret e pakta në Bullgari që janë të ndërtuar në fusha, jo në male. Vendi nuk u zgjodh rastësisht - aty pranë ishte një tumul trak, varri harkor i të cilit përdorej nga murgjit si vend kreshme. Ndërtesat aktuale janë të fillimit të shekullit të 20-të.
Manastiri “Shën Ivan Rillski” pranë fshatit Kurillo, sot lagje e qytetit Novi Iskër daton që nga Mbretëria e Parë Bullgare (vitet 681 – 1018). U shkatërrua në fillim të pushtetit osman dhe u rindërtua në fund të shekullit të 16. Që atëherë datojnë edhe afresket murale në kishë, të cilat janë vepër e piktorit të njohur Pimen Zografski.
Foto: Vlladimir Vlladimirov
Një pamje mahnitëse zbulohet nga platforma panoramike “Orllovo Oko” (Sy Shqiponjë) në malin Rodopa. Atraksioni i njohur është një platformë që ndodhet në një shkëmb mbi fshatin Jagodina, në një lartësi 1500 m mbi nivelin e detit...
Në kulmin e stinës së verës, pushimet më të dëshiruara janë në breg të detit, për të cilin pothuajse çdo familje bullgare përpiqet të ndajë kohë dhe para. Bregdeti bullgar i Detit të Zi ofron mundësi të ndryshme për pushim, aktivitete..
Në ditët e nxehta të verës, pjesët e poshtme të malit të Rillës ofrojnë freski dhe pamje të bukura për turistët. Nëse ndodheni në zonën e fshatit Kostenec, mund të bëni një shëtitje përgjatë Eko-Shtegut "Ujëvara e Skalovitecit" me gjatësi..