“Bullgaria po i thotë “po” pa mëdyshje Shqipërisë për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE”, tha Presidenti Rumen Radev në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun shqiptar Ilir Meta. Tema kryesore e bisedimeve mes të dyve ishte zgjerimi i BE-së dhe integrimi i Ballkanit Perëndimor. Rumen Radev theksoi marrëdhëniet miqësore midis Bullgarisë dhe Shqipërisë, në të cilat kontribut të madhë ka edhe pakica e rëndësishme kombëtare bullgare.
Pakica bullgare është përfshirë në legjislacion, tha presidenti shqiptar. “Kjo është arsyeja pse të gjitha pakicat janë të mbrojtura, përfshirë atë bullgare, dhe bëhet çdo përpjekje për t’i bërë ata krenarë për identitetin e tyre dhe për të qenë gjithmonë mirë të integruar dhe të mbështetur nga të gjitha institucionet - qendrore dhe lokale”, shtoi ai.
“Ka një vonesë shumëvjeçare në ndërtimin e korridorit numër 8, i cili është vendimtar për zhvillimin ekonomik të rajonit tonë”, tha presidenti bullgar, duke kujtuar Memorandumin midis Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Radev dhe Meta diskutuan gjithashtu për luftën në Ukrainë dhe kërkuan një hetim ndërkombëtar për mizoritë në Buça.
Pasi për të njëmbëdhjetën herë ia dolën të zgjedhin kryetaren e Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor në personin e Natalija Kisellovës, të propozuar nga “BSP – E majta e Bashkuar”, deputetët votuan për zgjedhjen e nënkryetarëve të..
Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, u dëgjua nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian. Ai tha se disa nga kujtimet e tij më të bukura janë nga Bullgaria, por akuzoi Sofjen për ngecje të integrimit evropian të..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, me një pjesëmarrje prej mbi 52%, kandidati i pavarur Calin Georgescu, i cili nuk ishte në..