Një memorandum pesë-vjeçar bashkëpunimi u nënshkrua nga Akademia Ekonomike “Dimitër Cenov” në qytetin bullgar Svishtov dhe Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë të Kosovës. Dokumenti u nënshkrua në Kosovë nga rektorët e dy universiteteve, Prof. Dr. Marijana Boxhinova dhe Prof. Dr. Armand Krasniqi.Të dy universitetet do të shkëmbejnë staf akademik dhe joakademik, do të promovojnë lëvizshmërinë dhe kërkimin e studentëve dhe do të organizojnë simpoziume, konferenca dhe takime shkencore. Ata së bashku do të kryejnë projekte kërkimore dhe do të aplikojnë për financim.
Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore - Bullgaria" në qendër të Sofjes, nën kupolën “Largoto”. Ekspozita paraqet 44 elementët e trashëgimisë..
Shoqata "GLAS" - Bosilegrad mblodhi në një seri prej 25 video-raportesh histori nga e kaluara dhe e tashmja e shumicës së fshatrave të Bosilegradit të banuara nga bullgarë etnikë. Videot mund të ndiqen përmes portalit "Glaspress" dhe Agjencisë..
Kopshti Zoologjik në Stara Zagora ka banorë të rinj – derre femërore të llojit Pecari tajacu dhe një majmun mashkull të llojit Cebus të quajtur Llëço. Kafshët mbërritën nga Kopshti zoologjik i Sofjes në bazë të një marrëveshjeje për mbarështim. Praktika..