Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Si u bë kërmilli një atraksion turistik i Detit të Zi

7
Foto: ecotelus.com

Zakonisht e vërejmë atë që pasi gjendet nën këmbët tona, por ai meriton shumë më tepër vëmendje dhe respekt! Sepse është një shërues i madh, dhe është gjithashtu shumë i shijshëm! Njihuni me Helix Aspersa Maxima - një lloj molusku, dhe më saktë kërmill, por jo kushdo, por ai i rritur në fermën e kërmijve në fshatin Bëllgarevo. Vitet e fundit, Helix në fjalë është kthyer në një atraksion kryesor në fshatin piktoresk të Detit të Zi.

Turistët vijnë këtu për t'u njohur me të gjithë procesin e rritjes së kërmillit. Më pas ndalojnë në restorant për ta ngrënë. “Ne rrisim nga 900 000 deri në 1 milion kërmij. Tani ata janë në një periudhë riprodhimi”, thotë pronari i fermës Penço Petkov, i cili prej vitesh merret me këtë biznes. Kërmilli është hermafrodit, por duhet të çiftëzohet për të bërë vezë, të cilat çelin në një inkubator dhe pas kësaj vendosen në parqe të posaçme. Dhe atje, për jo më shumë se 4 muaj, molusqet arrijnë pjekurinë e tyre seksuale dhe janë gati për konsum ose shitje – të gjitha këto i mësojnë turistët duke shëtitur në fermën në Bëllgarevo. “Në hyrje i presim me një pate kërmilli” – thotë Penço Petkov dhe shton:

“Pas kësaj organizohet një shëtitje-bisedë prej 30 minutash në arat e fermës. Aty i njohim vizituesit me proceset e shumimit dhe në fund vizitojmë sallën e riprodhimit për t'u njohur me “periudhën e dashurisë” së kërmillit dhe të vetë çelëzimit. Vijon një degustim i shkurtër i pjatave me kërmij. Ne gjithashtu prodhojmë kozmetikë me bazë mukozën e kërmillit, e cila njihet për efektin e saj regjenerues në lëkurë. Kështu, mysafirët tanë njihen me shërimin dhe vetitë e tij farmaceutike”.

Për fat të keq në kuzhinën bullgare krijesa simpatike është lënë pas dore në mënyrë të pamerituar. Por në Bëllgarevo mund të njiheni me

mundësitë e përdorimit të tij në gjellë më të ndryshme. Për fëmijët ka një meny të veçantë – gjellë pule. Sepse të vegjlit miqësohen menjëherë me krijesat simpatike dhe refuzojnë kategorikisht t'i konsumojnë ato.


Para pak kohe ferma e Penço Petkovit fitoi një projekt evropian për të ndërtuar një muze të kërmillit. Ndërtesa është pothuajse gati dhe gjendet në vetë fermën. Në disa salla do të prezantohet historia e kërmillit në trojet tona që nga neoliti, si dhe aplikimet e tij në farmaci, kozmetikë dhe në kulturën gourmet. Turistët do të njihen me shumëllojshmërinë e specieve, dhe në një nga sallat do të ketë një ekspozitë të kërmijve ekzotikë të gjallë.

Petkov na tregoi sesi deri në vitin 2014 të gjitha produktet e fermës së tij shkonin në Francë, Belgjikë, Itali dhe Spanjë. Por pas trazirave të rënda ekonomike, erdhi një pikë kthese dhe ai vendosi ta kthejë atë në një atraksion turistik, duke përfituar nga afërsia me Kepin Kaliakra, Ballçik dhe vendpushimet tona të Detit të Zi.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: ecotelus.com




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Die Welt” e përkufizon Sofjen si një alternativë ndaj Parisit dhe Londrës

Sofja nuk është ndër kryeqytetet më të vizituara evropiane, por ka shumë për të ofruar - qyteti është modern, duke ruajtur hijeshinë e së kaluarës. Kryeqyteti bullgar është një alternativë e mirë për Parisin dhe Londrën, shkruan edicioni bullgar i..

botuar më 24-09-08 7.35.PD

Një nga shtëpitë malore më të njohura - "Maljovica" mbushi 90 vjeç!

E vendosur në Rillën Veriperëndimore, në luginën e lumit Maljovica, shtëpia malore "Maljovica" është ndër më të njohurat në mesin e alpinistëve në Bullgari - për pushime, për të ngrënë apo pije freskuese dhe si pikënisje për një sërë majash -..

botuar më 24-09-02 4.08.MD

Primorsko e mbyll sezonin me një rritje prej 30% të turistëve

Qyteti turistik Primorsko në bregdetin tonë jugor po pret Forumin e Detit të Zi 2024, ku kompanitë dhe bashkitë më të suksesshme në rajonin e Detit të Zi do të nderohen në një ceremoni zyrtare më 6 shtator 2024 në qendër të qytetit. Për të nëntin..

botuar më 24-09-01 8.05.PD