Riparimet në Centralin Atomik Elektrik “Kozlloduj” mund të realizohen nga firma çeke “Shkoda”, tha për BNT fizikani bërthamor Prof. Georgi Kasçiev. Ekspertë bullgarë do të vizitojnë Centralin Atomik Elektrik “Temelin” në Çeki, ku punojnë të njëjtat njësi si në Centralin “Kozlloduj”. Përpjekjet e dy centraleve për të përballuar sfidat e luftës në Ukrainë do të koordinohen, tha eksperti. Cilësia e firmës “Shkoda” është e garantuar sepse është një prodhues tradicional i pajisjeve bërthamore. Rosatom deri më tani përmbushte saktë marrëveshjet me bullgarët, por kompanitë ruse tashmë janë instrumente gjeopolitike të Kremlinit, komentoi Kasçiev.
Një delegacion bullgar, i udhëhequr nga Kryeministri Rosen Zheljazkov, është për vizitë në Vatikan dhe Romë më 22 dhe 23 maj 2025. Gjatë vizitës, që tradicionalisht mbahet në prag të 24 majit - Ditës së Vëllezërve të Shenjtë Kiril dhe Metodi,..
Bullgaria përfaqësohet me stendën e saj në Ekspozitën e katërt Ndërkombëtare Kinë-Еvropa Qendrore dhe Lindore, e cila zhvillohet nga 22 deri më 25 maj. "Interesi i konsumatorëve kinezë për produktet bullgare është i pamohueshëm. Kosi, kozmetika dhe..
Shumica e "vendasve" (pjesëmarrës në bandat rinore që kanë lindur në vendin tonë vitet e fundit) janë identifikuar tashmë dhe po punohet me prindërit e tyre. Këtë e njoftoi Ministri i Brendshëm Daniell Mitov. "Vendasit" janë të rinj agresivë, shpesh..
Në Sofje u hap Takimi i 20-të Botëror i Mediave Bullgare, i organizuar nga Agjencia Telegrafike Bullgare. Ai zhvillohet nën moton "Media dhe Dituria" dhe..
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve - 1 qershor, Hekurudhat Shtetërore Bullgare organizojnë një udhëtim tërheqës retro nga Sofja deri në Pernik..
Një pullë postare me rastin e 24 majit - Ditës së Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, të Alfabetit, Arsimit dhe Kulturës Bullgare dhe të Shkrimit..