Presidenti Rumen Radev diskutoi me Ministrin e Ekonomisë, Arsimit dhe Studimeve Shkencore të Konfederatës Zvicerane, Guy Parmelin, perspektivat për vazhdimin e Programit të Bashkëpunimit Bullgaro-Zviceran. Falë tij, vendi ynë merr mbështetje eksperte dhe financiare në nxitjen e rritjes ekonomike dhe përmirësimin e kushteve të punës, stabilitetin social, sigurinë publike, mbrojtjen e mjedisit, sundimin e ligjit dhe forcimin e shoqërisë civile.
Presidenti Radev theksoi si veçanërisht të rëndësishme sukseset në fushën e trajnimit profesional. Sipas kreut të shtetit, trajnimi profesional kontribuon për uljen e papunësisë tek të rinjtë dhe promovimin e shumë kompanive të vogla dhe të mesme në fusha të ndryshme.
Në takim Radev dhe Guy Parmelin konstatuan trendin pozitiv të rritjes së shkëmbimeve ekonomike ndërmjet Bullgarisë dhe Zvicrës, si dhe bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.Paradite të së premtes dhe deri në mesditë do të formohet mjegull vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 0 dhe 5°, në Sofje – rreth 0°. Gjatë ditës do të nisë procesi i ndarjes dhe zvogëlimit të vranësirave nga..
Bullgaria shënon përparim në procesin e përmbushjes së kritereve të konvergjencës për eurozonën. Kjo u bë e qartë nga fjalët e guvernatores së Bankës Qendrore Evropiane, Kristin Lagard, gjatë konferencës së saj të rregullt për shtyp. Lagardit iu..
Deputetët e partisë "Vëzrazhdane" do të kërkojnë një dëgjim në parlament të ministres së financave Temenuzhka Petkova për hyrjen e Bullgarisë në eurozonë dhe nëse vendi ka marrë angazhime ndaj institucioneve evropiane. Këtë e tha lideri i formacionit,..
200 nxënës bullgarë nga mosha 11 deri në 15 vjeç do të mund të marrin pjesë në kampet hapësinore të NASA-s në Turqi këtë verë. Këtë e tha për Radio Varna..
Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov niset për në Shtetet e Bashkuara më 29 janar. Ai do të marrë pjesë në dorëzimin zyrtar të avionit të parë bullgar..
Gjëja më e mirë për të bërë është që shteti të ndërhyjë dhe të blejë “Lukoil”. Atëherë shteti të kërkojë partnerë nëse dëshiron ta operojë vetë.Bullgarët..