Zyrtarët e OKB-së kanë bërë thirrje për një hetim për dhunë ndaj grave dhe mbrojtjen e fëmijëve në vend, raportoi AFP.
Në mbledhjen e radhës të organizatës ditën e djeshme, të mbledhur me kërkesë të Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, Drejtoresha Ekzekutive e agjencisë “OKB Gra” Sima Bahous theksoi se lufta duhet të përfundojë menjëherë. Rusia ka hedhur poshtë edhe një herë akuzat e ngritura kundër saj nga anëtarë të tjerë të Këshillit të Sigurimit dhe bëri thirrje për respektimin e "prezumimit të pafajësisë". Zëvendës Përfaqësuesi i Përhershëm rus në OKB Dmitri Poljanski siguroi se qëllimi i "operacionit special ushtarak" të Rusisë është "të shpëtojë të ardhmen e Ukrainës". Në Këshillin e Sigurimit, Rusia ka të drejtën e vetos dhe mund të mos lejojë asnjë hetim apo sanksion kundër vetes. Nga ana tjetër, Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, nga i cili Rusia u përjashtua të enjten me një vendim të Asamblesë së Përgjithshme të organizatës, ka fuqinë për të nisur hetime, vëren AFP.
Ndërkohë, Britania po verifikon njoftimet e mbrëmshme për një sulm kimik në Mariupol dhe një zyrtar i qeverisë lokale tha se nuk mund të konfirmojë njoftimin e Azovit për një sulm kimik. Beteja për portin vazhdon edhe sot, ku ndodhen marinarët bullgarë të anijes “Carevna”.Bullgaria vazhdon të mbështesë përpjekjet e Ukrainës për të vendosur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov në një takim me Presidentin ukrainas Volodimir Zelenski, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Të dy folën në..
Partnerët kryesorë tregtarë të Bullgarisë janë Gjermania, Rumania, Italia, Greqia dhe Franca, të cilat përbëjnë 62.5% të eksporteve drejt vendeve anëtare të BE-së, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Në shkurt, eksportet e..
Mbi 100 mjeshtre të kuzhinës do të marrin pjesë në edicionin e radhës të Festivalit të Byrekut në fshatin Banica, rajoni i qytetit Vraca të Bullgarisë Veriperëndimore. Ai do të zhvillohet në ndërtesën e Vatrës lokale të Kuturës "Svetlina 1910"...
Bullgaria vazhdon të mbështesë përpjekjet e Ukrainës për të vendosur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov në një..
Partnerët kryesorë tregtarë të Bullgarisë janë Gjermania, Rumania, Italia, Greqia dhe Franca, të cilat përbëjnë 62.5% të eksporteve drejt vendeve..
Mbi 100 mjeshtre të kuzhinës do të marrin pjesë në edicionin e radhës të Festivalit të Byrekut në fshatin Banica, rajoni i qytetit Vraca të Bullgarisë..