Zyrtarët e OKB-së kanë bërë thirrje për një hetim për dhunë ndaj grave dhe mbrojtjen e fëmijëve në vend, raportoi AFP.
Në mbledhjen e radhës të organizatës ditën e djeshme, të mbledhur me kërkesë të Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, Drejtoresha Ekzekutive e agjencisë “OKB Gra” Sima Bahous theksoi se lufta duhet të përfundojë menjëherë. Rusia ka hedhur poshtë edhe një herë akuzat e ngritura kundër saj nga anëtarë të tjerë të Këshillit të Sigurimit dhe bëri thirrje për respektimin e "prezumimit të pafajësisë". Zëvendës Përfaqësuesi i Përhershëm rus në OKB Dmitri Poljanski siguroi se qëllimi i "operacionit special ushtarak" të Rusisë është "të shpëtojë të ardhmen e Ukrainës". Në Këshillin e Sigurimit, Rusia ka të drejtën e vetos dhe mund të mos lejojë asnjë hetim apo sanksion kundër vetes. Nga ana tjetër, Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, nga i cili Rusia u përjashtua të enjten me një vendim të Asamblesë së Përgjithshme të organizatës, ka fuqinë për të nisur hetime, vëren AFP.
Ndërkohë, Britania po verifikon njoftimet e mbrëmshme për një sulm kimik në Mariupol dhe një zyrtar i qeverisë lokale tha se nuk mund të konfirmojë njoftimin e Azovit për një sulm kimik. Beteja për portin vazhdon edhe sot, ku ndodhen marinarët bullgarë të anijes “Carevna”.Përfaqësues në nivelet më të larta të Ministrisë së Brendshme dhe politikanë me ndikim janë të përfshirë në orvatjen për të penguar një operacion të Drejtorisë së Përgjithshme për Luftimin e Krimit të Organizuar kundër një kanali të kontrabandës së..
Lideri i partisë “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov, tha para gazetarëve në Kuvendin Popullor se presidenti Rumen Radev duhet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për referendumin mbi euron, njoftoi BTA. Kreu i shtetit doli me një qëndrim se është e..
Protesta e punonjësve në transportin urban në Sofje vazhdon për ditën e dytë me kërkesën për paga më të larta. Grevistët kërkojnë një rritje të pagave me 400 leva këtë vit, 500 leva vitin tjetër dhe 600 leva në vitin 2027. Me ftesë të kryetarit të..
Në një konferencë për shtyp para nisjes për në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, Shqipëri, Kryeministri Rosen Zheljazkov..
Natën e së enjtes duke u gdhirë e premtja , do të bjerë shi në gjysmën perëndimore të vendit. Gjatë ditës reshjet do të mbulojnë të gjithë vendin. Do..
Ministrja për Çështjet Evropiane e Mbretërisë së Danimarkës, znj. Marie Bier, po viziton Bullgarinë dhe rajonin në lidhje me Presidencën e ardhshme..