Pas një pauze 13-vjeçare, Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve organizon sërish Olimpiadën Kombëtare në Ornitologji.Gara ka për qëllim të zgjojë interesin ndaj shpendëve dhe ndaj natyrës tek mundësisht një numër më i madh njerëzish të rinj. Ajo është e drejtuar kryesisht ndaj nxënësve që nga klasa e 5 deri në klasën e 8 nga i gjithë vendi, të cilët deri më 14 prill deklaruan dëshirën e vet për pjesëmarrje. Vet gara do të zhvillohet në dy rrethe. Për një pjesëmarrje në etapën e dytë do të ftohen 20 nxënësit e parë, të cilët kanë treguar një rezultat më të mirë. Për fituesit janë të përgatitur çmime të posaçme, të cilat përkrahin interesin e tyre ndaj ornitologjisë.
Olimpiada në ornitologji është një nga veprimtaritë mësimore më të rëndësishme të Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve, të cilat ajo i zhvillon që nga viti 1999 deri në vitin 2008 me përkrahjen e strukturave Rajonale të Ministrisë së arsimit dhe të Shkencës. Në garë deri në këtë moment kanë marrë pjesë mbi 10 000 nxënës nga i gjithë vendi, kurse disa nga fituesit gjatë viteve tanimë janë shkencëtarë të njohur, si dhe specialistë me suksese të mëdha në mbrojtjen e natyrës, me publikime të shumta shkencore dhe njohje kombëtare dhe ndërkombëtare, sqarojnë nga shoqata.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale dhe autore e “Zëri yt mund të ndryshojë jetën tënde” – vë në fokus një temë shumë të rëndësishme për..
Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit . Përfaqësuesit e këtij komuniteti janë pasardhës të emigrantëve nga trojet bullgare para gati..
Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore inteligjencën artificiale. Sipas vëzhgimeve të mësuesve, bëhet fjalë për mbi 85% të nxënësve tek ne, të..