Më 16 prill 2022 festojmë 143 vjet nga miratimi i kushtetutës së parë bullgare të Tërnovos. Dokumenti afirmon vlerat demokratike të popullit bullgar dhe vendos themelet e demokracisë parlamentare bullgare. Ligji i Lartë i Shtetit është “kurora” në punën e Asamblesë Kushtetuese prej 229 deputetësh të Principatës së Bullgarisë të sapoçliruar nga sundimi osman.
Historianët e përkufizojnë Kushtetutën e Principatës Bullgare si një nga më demokratiket dhe modernet për kohën e saj. “Njerëzit i mbajnë mend dhe i njohin ato urdhra të saj që ende na japin liri. Liria e shtypit, liria e zhvillimit të mitingjeve, mbledhjeve dhe demonstrimeve. Liri - personale dhe liri për këdo që jeton në Bullgari”, tha vite më parë politikani Mihaill Mikov, kryetar i Kuvendit Popullor (2013-2014).
Një çështje kryesore në rendin e ditës të Asamblesë Kushtetuese ishte gjithashtu zgjedhja e një kryeqyteti të ri. "Edhe pse me vetëm një votë vendimtare, deputetët e përcaktuan Sofjen si qytetin më të rëndësishëm bullgar - për shkak të pozicionit të saj qendror gjeografik nga pikëpamja e unitetit kombëtar," tha Doc. Mihaill Gruev, kryetar i Agjencisë Shtetërore të Arkivave.Kushtetuta e Tërnovës ishte në fuqi deri më 6 dhjetor 1947. Gjatë regjimit totalitar në vendin tonë u miratuan dy amendamente në Ligjin Themelor për shtetin, dhe pas ndryshimeve nga viti 1989 e deri më sot është në fuqi Kushtetuta e Republikës së Bullgarisë e miratuar në vitin 1991. Që nga i njëjti vit, me iniciativën e Unionit të Avokatëve në Bullgari, 16 prilli festohet si Dita e Kushtetutës bullgare dhe konsiderohet si festë profesionale e avokatëve në vendin tonë.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Me rastin e 125 vjetorit të vdekjes së kapedanit Petko Vojvoda, më 7 shkurt në qytetin Topollovgrad (Bullgaria Juglindore) do të inaugurohet një pllakë përkujtimore me fytyrën e vijvodës, njoftoi BTA. Ajo iu dhurua komunës nga Nasko Gelimaçev dhe është..
Më 4 shkurt, në qytetin Bllagoevgrad (Bullgaria Jugperëndimore) do të mbahet një ritual i vendosjes së luleve për të shënuar 153 vjetorin e lindjes së revolucionarit bullgar Goce Dellçev. Nuk do të ketë festë të përbashkët të përvjetorit me Maqedoninë..
Më 2 shkurt, Kisha Ortodokse kremton Paraqitjen e Zotit Jezu Krisht në Tempull. Kjo është një nga dymbëdhjetë festat e mëdha të Zotit gjatë vitit dhe kremtohet që nga shekujt e parë të krishterimit. Ligji i Moisiut parashikonte nëse fëmija i..