Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën sipas mundësive tona, tha Ministrja e Jashtme Teodora Gençovska në një konferencë për shtyp në Sofje me Ministrin e Jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba. 91 000 ukrainas janë pranuar në Bullgari, shtoi Gençovska.
Erdha ta falënderoj Bullgarinë për mbështetjen tuaj ndaj shtetit dhe popullit ukrainas, tha Kuleba. Jam i sigurt se Bullgaria nuk e bën këtë për shkak të marrëdhënieve tona tradicionalisht të mira, por sepse siguria e Ukrainës do të thotë siguri për Bullgarinë, tha mysafiri dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Sofjes për perspektivën evropiane të Ukrainës. Jam i vetëdijshëm për rolin e Rusisë në historinë bullgare. Por sot Rusia është ndryshe: ajo vret, torturon, përdhunon. Kjo nuk është një Rusi që meriton simpati, shtoi Kuleba.E drejta ndërkombëtare nuk merret me njohjen e identiteteve dhe gjuhëve – kjo vlen edhe për çështjen e Maqedonisë së Veriut. Këtë e deklaroi ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev, i cituar nga BGNES. “Formulime si “njohje e identitetit..
Pas përpjekjeve intensive dhe të pandërprera të Ambasadës bullgare në Teheran, dy shtetas bullgarë u evakuuan me sukses nga territori i Republikës Islamike të Iranit, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme. Shtetasit kaluan kufirin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 16 deri në 20°. Në Sofje do të jenë 16°. Para mesditës moti do të jetë me diell. Pasdite do të ketë shtim të vranësirave grumbulluese. Në disa zona, kryesisht në rajonet malore dhe lindore,..
Eurogrupi rekomandoi unanimisht që Bullgaria të bëhet anëtari i 21-të i eurozonës. Vendet e zonës së monedhës së përbashkët i rekomandojnë..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 15 deri në 21°C. Në Sofje priten rreth 17°C. Para mesditës moti do të jetë me diell. Rreth dhe..
Aeroporti “Vasill Levski” – Sofja mori çmimin ACI EUROPE "Aeroporti më i Mirë në Evropë". Dallimi është në kategorinë për aeroportet me një trafik..