Ndërtuesit e rrugëve bllokuan trafikun përpara parlamentit në protestën e tyre të dytë kombëtare për paratë e papaguara për riparime. Organizatore është Dhoma e Degës “Rrugët”, e cila përfshin 85 kompani. Në të njëjtën kohë, protestat dhe bllokimet e rrugëve nisën nga ora 11:00 në 27 vende në të gjithë vendin. Të pakënaqurit ngritën parulla – “Duam atë që na keni borxh – as më shumë, as më pak!”, “Industria e rrugëve është në prag të falimentimit” dhe “Çdo punë paguhet”.
“Ka tre muaj që kemi marrë vetëm paradhënie”, i tha BNR një punëtor protestues. - Nuk ka asnjë urdhër se si të punojmë. Ka shumë njerëz të çliruar nga puna. Kjo nuk durohet dot.”
Kemi edhe shumë para për të marrë. Tani çështja është as të largohesh, as të qëndrosh, thonë ndërtuesit e rrugëve.
Një tjetër protestues u ankua:
“Tani për tani jetojmë me rrogën e bashkëshortes sime. Nëse gruaja ime nuk punon, ne nuk mund të sigurojmë jetesën. Kemi muaj për të marrë."
Të gjithë janë kategorik se janë duke pritur për paratë e tyre:
“Kam të paktën 3000 leva për të marrë. Ne kemi studente, si t’i mbajmë. Nuk ka se si. Kemi ardhur këtu për të bërë para, por nuk mund t’i marrim."
“Po ngrijnë pagën minimale dhe deputetët rrisin çdo ditë pagat e tyre. A është normale kjo? Dhe ka inflacion, çdo gjë po rritet dhe pagat janë të ngrirë”, ankohen punëtorët.
Ndërkohë që deputetët po debatojnë nëse Agjencia e Infrastrukturës Rrugore duhet të paguajë paratë që u detyrohen kompanive, turma marshoi drejt Këshillit të Ministrave dhe u kthye prapë para parlamentit. Protestës në Sofje iu bashkuan edhe autoinstruktorë nga vendi, të cilët thanë se janë të pakënaqur me gjendjen e rrugëve, sinjalistikën dhe shenjat rrugore, gropat dhe karburantet e shtrenjta.
Përpilues: Ivo Ivanov
Anketa: Milla Mlladenova dhe Tanja Millusheva
Përgatiti në shqip: Svetllana DimitrovaEurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..