Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Njëmbëdhjetë persona me Covid kanë vdekur në 24 orët e fundit

Foto: BGNES

609 janë rastet e reja me Covid në vend në 24 orët e fundit, pra 60 të sapoinfektuar më pak se një ditë më parë. 2/3 e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 7% e 8739 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.

Numri i të sëmurëve aktivë u ul nga 1872 në 156 959. 85 pacientë të infektuar u shtruan në spitale. 69 nga të sapo shtruarit ose 81.18% nuk janë të imunizuar. Numri i pacientëve të trajtuar në spitale ka rënë në 938. Në repartin e terapisë intensive ka 116 pacientë.

Njëmbëdhjetë persona me Covid të konfirmuar vdiqën gjatë 24 orëve të fundit. 7 nga të vdekurit nuk ishin të vaksinuar. Janë shëruar 2470 persona, të mërkurën janë bërë 1348 vaksina.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Monumenti i Vasill Levskit në Sofje

Në ceremoni të ndryshme përkujtimore nderojmë heroin tonë kombëtar Vasill Levski

Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..

botuar më 25-02-19 5.10.PD

Parashikimi i motit për 19 shkurtin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..

botuar më 25-02-18 7.35.MD

Presidenti Rumen Radev: Përdorimi i drogës nga të rinjtë rrezikon kombin tonë

Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...

botuar më 25-02-18 6.03.MD