Me të Hënën e Ndritshme – ditën pas Pashkëve, fillon Java e Ndritshme, në të cilën Kisha lavdëron Apostujt e Shenjtë dhe Shën Virgjëreshën. Kjo është një kohë kur Ringjallja e Jezu Krishtit sjell ndriçim për të gjithë dhe shpresë për jetën e përjetshme.
Në secilën prej këtyre shtatë ditëve ne lavdërojmë shenjtorë të ndryshëm. Java e Ndritshme përfundon me të Dielën e Shën Thomait, e quajtur edhe e Diela e Zbrazët, kur u lexohet Ungjilli i shfaqjes së Krishtit tek dishepujt e tij, përfshirë Apostullin Thomai.
Shpesh këtë javë, amvisat rilyenin vezët, të cilat ua shpërndanin shpirtrave të të dashurve të vdekur, sepse sipas besimit të lashtë, shpërndarja e vezëve të kuqe mbronte shpirtrat e të vdekurve nga rimishërimi.
Kjo javë është e mbushur me festa folklorike të vashërisë, më e madhja prej të cilave është kremtimi i të Mërkurës së Shenjtë. Në disa vende të Bullgarisë është e përhapur tradita e “shpërndarjes së vezëve”. Sipas traditës këtë ditë të rinjtë grumbullohen në një fushë, qëndrojnë përballë njëri-tjetrit dhe rrotullojnë vezë të lyera me të kuqe. Besohet se kështu do të parandalohet breshëria dhe se do të ketë pjellori.

Një vend të veçantë në ritualet festive të kësaj jave kanë lëkundjet, të cilat kanë edhe një kuptim të fortë mbrojtës dhe magjik. Përmbajtja e këngëve të interpretuara gjatë lëkundjes dhe kërcimit u kushtohet motiveve të dragoit, të egërve, zhbllokimit të ujit, pjellorisë dhe martesave të ardhshme. Ndryshe nga periudha e Kreshmës, kur lejohen vetëm të ashtuquajturit valle të papërfunduara (luhen në vijë të drejtë), tani lejohen edhe vallet e përmbyllura (rrethore). Kjo është një nga ndalesat që hiqet me ardhjen e festës së Ringjalljes së Krishtit. Rrethi i vallëzimit ritual përsërit formën e diellit - një kult universal që erdhi nga lashtësia, një simbol i hyjnores.
Në kufirin mes dimrit dhe pranverës, bota mirëpret një fillim të ri, feston ringjalljen e natyrës, feston rininë dhe bukurinë. Gëzuar festën, të dashur miq!
“Rusi po shkon në arë” dhe “Dragana po lëkundet” - interpretuon Grupi i Grave nga fshati Çerna, rajoni i qytetit Dobriç:
Përpilues: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Nga data 17 deri më 23 shtator 2025, në ujërat pranë Kepit Killik, komuna Avren, u zhvilluan kërkime arkeologjike nënujore nën drejtimin e prof. dr. Ivan Hristov, me pjesëmarrjen e zhytësve nga Muzeu Historik Kombëtar, punonjës të Shërbimit Kombëtar të..
Më 22 shtator 1908, me një manifest, princi Ferdinand I shpalli Pavarësinë e Bullgarisë dhe kështu u hodhën hapat e Mbretërisë së Tretë Bullgare. Ky akt nuk është bërë rastësisht në kishën "Shën 40 Dëshmorët" në kryeqytetin e vjetër Veliko Tërnovo: atje..
Më 17 shtator, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e martires së shenjtë Sofia dhe tre bijave të saj Besimi, Shpresa, Dashuria, të cilat vdiqën si martire të besimit në shekullin e parë pas Krishtit. Më 17 shtator përkujtojmë martirizimin..