Në mesnatë, besimtarët do të marrin nga kishat ortodokse një pjesë të zjarrit të bekuar, të sjellë nga Jeruzalemi vitin e kaluar. Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Bullgare ka vendosur që të mos udhëtojë një delegacion bullgar në Izrael këtë Pashkë për shkak të "rrethanave të pafavorshme".
“Zjarri i Bekuar është një simbol i madh se Zoti nuk ka harruar që është me ne dhe përderisa ky zjarr është aty, duhet të digjet në zemrat tona, duhet të ndizet mbi të gjitha nga besimi ynë dhe ne duhet ta mbajmë gjithmonë atë.”, thotë për BNR At Llëçezar Popov nga kisha e kryeqytetit “Qefini i Nënës së Zotit”. Çdo vit të Shtunën e Madhe në varrin e Zotit nga qielli në duart e Patriarkut të Jeruzalemit bie Zjarri i Bekuar. Edhe sot e kësaj dite, misteri mbetet i pazgjidhur, megjithëse shumë shkencëtarë kanë hipotezuar.Përfitimet për Bullgarinë nga hyrja e plotë në Shengen vlerësohen në mbi 800 milionë euro në vit. Më të mëdha ato do të jenë për prodhuesit dhe eksportuesit. Por ndërkohë që presim këtë efekt makroekonomik, përfitimet tashmë po ndjehen nga bizneset e vogla...
Ditën e shtunë, 25 janar, Radio Kombëtare Bullgare shpërndau çmimet e saj vjetore "Sirak Skitnik". Nënpreisidentja Ilijana Jotova ia dhuroi çmimin e madh Cveti Radevës , drejtuese e emisionit folklorik "A mund të ndalohen këngët" në programin "Horizont"...
61% e bullgarëve hasin lajme të rreme çdo ditë, sipas një sondazhi të Agjencisë “Mjara”, të kryer deri më 17 janar. Të paktën një herë ose disa herë në muaj, 17.5% ndeshen me lajme të rreme. Vetëm 5.5 për qind thonë se nuk kanë hasur lajme të rreme...
200 nxënës bullgarë nga mosha 11 deri në 15 vjeç do të mund të marrin pjesë në kampet hapësinore të NASA-s në Turqi këtë verë. Këtë e tha për Radio Varna..
Gjatë natës do të ketë vranësira të konsiderueshme. Në fusha dhe lugina do të mbajë mjegull. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 0° dhe 5°, në..
Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov niset për në Shtetet e Bashkuara më 29 janar. Ai do të marrë pjesë në dorëzimin zyrtar të avionit të parë bullgar..