Vendi ynë do të jetë i pavarur nga furnizimet me gaz nga Rusia, tha për BNT nënkryetari i Komisionit Parlamentar të Energjisë Ivajllo Mirçev. I vetmi problem që ende e ndal nënshkrimin e kontratës për furnizime alternative është çmimi i lëndëve të para.
“Edhe nëse Rusia ndalon furnizimin me gaz, mënyrat alternative të furnizimit tashmë janë siguruar dhe rrugët janë të qarta”, tha ai. Sipas tij, Bullgaria do të bëhet një vend që mbështet furnizimin me gaz natyror në Evropën Perëndimore. “Shpresoj se me veprimet e përbashkëta të Bashkimit Evropian deri në fund të vitit do të arrijmë çmime të mira dhe çështja do të zgjidhet”, shtoi deputeti.Grupi KBC pret që ekonomia bullgare të rritet pak më shumë vitin e ardhshëm sesa në parashikimet e mëparshme, sipas përfundimeve të vlerësimeve të fundit të grupit financiar belg për ekonomitë e Evropës Qendrore dhe Lindore. Sipas raportit..
PBB-ja e Bullgarisë në vitin 2025 do të rritet me 3%, parashikon Komisioni Evropian në Parashikimin e tij Ekonomik të Vjeshtës, raporton BTA. Kjo është një rritje krahasuar me normën prej 2% të vendosur në parashikimin e pranverës të institucionit...
Bullgaria nuk ka kushte shtesë nga SHBA-të në lidhje me përjashtimin e bërë për vendin nga sanksionet kundër Lukoil, tha për BNT Ministri i Energjisë Zheço Stankov. Nëse është e nevojshme, shtyrja e sanksioneve kundër Lukoil mund të zgjatet, siguroi ai,..