Vendi ynë do të jetë i pavarur nga furnizimet me gaz nga Rusia, tha për BNT nënkryetari i Komisionit Parlamentar të Energjisë Ivajllo Mirçev. I vetmi problem që ende e ndal nënshkrimin e kontratës për furnizime alternative është çmimi i lëndëve të para.
“Edhe nëse Rusia ndalon furnizimin me gaz, mënyrat alternative të furnizimit tashmë janë siguruar dhe rrugët janë të qarta”, tha ai. Sipas tij, Bullgaria do të bëhet një vend që mbështet furnizimin me gaz natyror në Evropën Perëndimore. “Shpresoj se me veprimet e përbashkëta të Bashkimit Evropian deri në fund të vitit do të arrijmë çmime të mira dhe çështja do të zgjidhet”, shtoi deputeti.Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..
Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...
1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..