Vendi ynë do të jetë i pavarur nga furnizimet me gaz nga Rusia, tha për BNT nënkryetari i Komisionit Parlamentar të Energjisë Ivajllo Mirçev. I vetmi problem që ende e ndal nënshkrimin e kontratës për furnizime alternative është çmimi i lëndëve të para.
“Edhe nëse Rusia ndalon furnizimin me gaz, mënyrat alternative të furnizimit tashmë janë siguruar dhe rrugët janë të qarta”, tha ai. Sipas tij, Bullgaria do të bëhet një vend që mbështet furnizimin me gaz natyror në Evropën Perëndimore. “Shpresoj se me veprimet e përbashkëta të Bashkimit Evropian deri në fund të vitit do të arrijmë çmime të mira dhe çështja do të zgjidhet”, shtoi deputeti.1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..
Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..
Ministri në detyrë i ekonomisë, Petko Nikollov, gjatë ceremonisë vjetore të ndarjes së çmimeve të Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë njoftoi se..