Këtë vit 2 maji është i veçantë për myslimanët në Bullgari. Sot fillon Ramazan Bajrami - një festë treditore në të cilën besimtarët myslimanë festojnë fundin e Ramazanit.
Numri i myslimanëve në vendin tonë pas regjistrimit në fund të vitit 2021 ende nuk është konfirmuar, por statistikat e vitit 2011 tregojnë se mbi 577 mijë persona, ose 10% e popullsisë së vendit, identifikohen si myslimanë.
Përmes Radio Bullgarisë Kryemyftiu i myslimanëve në Bullgari Dr. Mustafa Haxhi përshëndeti myslimanët në Bulgari me rastin e festës së tyre Ramazan Bajram.
“Muaji i Ramazanit kaloi dhe ne u zhytëm në mbarësinë e këtij muaji, por ai është gjithmonë i shkurtër. Sot jemi në Bajram dhe të gjithë po festojnë, pavarësisht se çfarë adhurimi dhe lutjeje kanë bërë këtë muaj. Sot askush nuk pyet askënd se çfarë adhurimi dhe lutje ka bërë. Të gjithë përpiqen të bëjnë një të mirë tjetër duke vizituar njerëzit e tyre të dashur, të afërmit dhe veçanërisht prindërit e tyre.
Allahu i dhëntë lumturi dhe jetë të gjatë në këtë botë dhe në botën e përtejme. Gëzuar Bajramin!”
Ramazan Bajrami është një nga festat më të rëndësishme në islam, krahas me Kurban Bajramin. Ai i vë fund agjërimit 30 ditor të myslimanëve. Festimi fillon me lutjen Namaz Bajram, pas së cilës besimtarët ulen në një tavolinë të pasur. Përgatiten gjellët dhe ëmbëlsirat tipike për rajonet e ndryshme, por më shpesh kjo është bakllavaja.
Akoma hollësira për traditën në këtë ditë tregon publikimi “Myslimanët në Bullgari festojnë Ramazan Bajramin” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përpilues: Shefkie Çakër
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva dhe Nataniela Vasileva
Optimizëm i kujdesshëm për Sirinë - ky është pozicioni që ka mbizotëruar deri më tani në BE që nga rënia e regjimit të Bashar Asadit. Shumica e politikanëve në Komunitet janë të kujdesshëm ndaj grupit "Hajat Tahrir al-Sham" dhe udhëheqësit të tij Ahmed..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër kopshtin zoologjik, si dhe një kuiz me dhurata për fëmijët, njofton Bashkia e Burgasit. Veprimtaria është..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..
Mbledhja e akademikëve dhe anëtarëve korrespondentë të Akademisë Bullgare të Shkencave, e cila bashkon të gjithë anëtarët nga drejtimet shkencore dhe..
Një vit paqëndrueshmërie politike dhe konfrontimesh jo aq sa i përket ideve për të dalë nga enigma e kahershme e pushtetit në të cilën ndodhet Bullgaria,..