Gjurma bullgare në Moldavi është e më shumë se 200 viteve më parë. Gjatë sundimit osman, shumë bullgarë kërkuan strehim jashtë atdheut të tyre dhe shumë gjetën strehim në Besarabi. I tillë është rasti me familjen e Dmitri Borimeçkovit - poet, person publik dhe intelektual, pjesë e komunitetit të shumtë bullgar në Republikën e Moldavisë.
Dmitri Borimeçkov ka lindur më 1 maj 1949 në Taraklia. “Ky është vendlindja ime, ky është atdheu im i vogël”, thotë ai dhe vazhdon të flasë për të parët e tij.
“Paraardhësi i familjes sonë është Petko Iliev Borimeçkov. Ai luftoi me një ari dhe fitoi, si rezultat i së cilës mori pseudonimin "Bori Meçka" /Ai që lufton me ariun/. Prandaj edhe mbiemri ynë është Borimeçkovi. Që nga shpërngulja e tyre nga Ballkani në Buxhak, bullgarët besarabë vendosën marrëdhënie të shkëlqyera me vendasit. Ne jemi miq, ne ndihmojmë njëri-tjetrin. Bullgarët tanë nuk janë përballur me konflikte dhe probleme - si politike, ashtu dhe kombëtare. Deri më sot ne jetojmë në Republikën e Moldavisë dhe konsiderohemi si tanët, si një pakicë kombëtare, që është pak më shumë se 3% e popullsisë”.
Dmitri Borimeçkov ka ardhur në Bullgari jo një herë. Ai ka shumë miq edhe në vendin tonë dhe nuk e fsheh që i mungon atdheu historik. I pyetur se cilët janë miqtë e tij në Bullgari, ai përgjigjet si më poshtë:
"Kam shumë miq – edhemiq gjaku, edhe miq shpirtërorë. Miqtë e mi nga Bullgaria po shohin se unë jam një person që interesohet për atdheun e vet, kulturën, artin dhe historinë e tij. Kur i vizitova, ata më thanë: "Mitja, ti je mysafiri ynë, por e di më shumë për Bullgarinë. " Ata më trajtuan me shumë respekt. Në fillim nuk e kuptuan se si jemi kaq të ndryshëm nga ata. Për shembull, paraardhësit e mi kanë jetuar në Bullgari, janë transferuar këtu dhe e kanë përvetësuar kulturën dhe gjuhën vendase. Gjaku ynë është i njëjtë, por ne shpirtërisht jemi te ndryshëm. Dallimet kryesore janë ne gjuhë, në vendin tone ajo është më e pastër, nuk ka aq shume huazime nga turqishtja dhe anglishtja, por ne gjuhen "tone" ka shume fjale ruse. Unë personalisht e konsideroj Bullgarinë si atdheun tim të parë - prej Bullgarisë kanë ardhur paraardhësit e mi. Ndjej në të njëjtën mënyrë edhe këtu, edhe atje."
"Atdheu është aty ku është shpirti" – tha në përfundim Dmitri Borimeçkov.Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: arkivi personal
Më 27 tetor mbushen 165 vjet nga lindja e akademikut Aleksandër Teodorov-Ballan, i cili ishte teoricieni i parë i gjuhës letrare, fonetikës dhe gramatikës bullgare. Ai lindi në vitin 1859 në fshatin Kubej të Besarabisë. U diplomua në shkollën e..
Pas Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman(1878), arkitektë nga Evropa u dyndën në Sofje, kryeqytetin e ri bullgar të shpallur në vitin 1879, për t'i dhënë asaj një pamje moderne dhe një organizim funksional. Në vitet 90-të të shekullit XX,..
Pasi i kushtoi 23 vite të jetës së tij Marinës Mbretërore, britaniku Darren Carter vendosi të tërhiqej në vitin 2013. Ai pranon se për vite me radhë ka lundruar pa qëllim nëpër “ujërat e trazuar të jetës” – nga puna në punë, nga vendi në vend. Derisa..