Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Financave Asen Vasilev dhe Ministri i Energjetikës Aleksandër Nikollov ndodhen në Bruksel, ku po bisedojnë për hapat që duhet të ndërmerren pas pezullimit të furnizimit me gaz nga Rusia. Sipas Vasilevit, vendi ynë ka marrë mbështetje të fortë nga Brukseli. Në dy javët e ardhshme në vendin tonë do të vendoset një qendër koordinimi për shpërndarjen e gazit dhe energjisë elektrike për Evropën Juglindore dhe Italinë. Vasilev theksoi gjithashtu se Bullgaria nuk do të hapë llogari në bankën e Gazprom-it, "Ne kurrë nuk kemi hequr dorë nga kontrata me Gazprom, ata e kanë ndërprerë zbatimin e kontratës në mënyrë të njëanshme", shtoi Zëvendëskryeministri bullgar.
Viti i kaluar 2024 ishte viti më i ngrohtë për Bullgarinë që nga viti 1930. Këtë e tregojnë analizat e Institutit Kombëtar të Meteorologjisë dhe Hidrologjisë. Viti ishte me një temperaturë mesatare për vendin rreth 2,1 °C mbi normat klimatike dhe..
Për të 21-in vit radhazi, Simitli po pret një festival të madh maskarade. Ajo që nisi si një argëtim lokal, sot “Simitlia – Toka e lashtë e kukerëve” është një nga ngjarjet më të mëdha të kukerëve në të gjithë vendin. Gjatë dy fundjavave në qytet do të..
Ajri i ftohtë do të depërtojë në vend mbrëmjen e së premtes duke u gdhirë e shtuna . Do të jetë me re. Në veriperëndim do të bjerë shi dhe borë, ndërsa në zonat e larta të Bullgarisë Perëndimore dhe në pjesën e përparme të malit Stara Pllanina do..
Viti i kaluar 2024 ishte viti më i ngrohtë për Bullgarinë që nga viti 1930. Këtë e tregojnë analizat e Institutit Kombëtar të Meteorologjisë dhe..