Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

BSP nuancoi pozicionin e saj për dërgimin e armëve në Ukrainë

Кornelija Ninova
Foto: facebook / Ministria e Ekonomisë

Partia Socialiste Bullgare (BSP) do të largohet nga koalicioni qeverisës nëse qeveria voton për ndihmën ushtarake për Ukrainën, tha zëvendëskryeministrja dhe ministre e ekonomisë Kornelija Ninova gjatë një vizite në fshatin Përvenec. Ajo nuk parashikon zgjedhje të parakohshme. Liderja e BSP prezantoi një nuancë të re në pozicionin e partisë sa i përket ofrimit të ndihmës ushtarake për Ukrainën. Ninova nuk e angazhoi BSP-në për t’u larguar nga qeveria nëse vendimi për ndihmën ushtarake merret nga parlamenti.

Ajo përsëri mohoi se Bullgaria eksporton armë në Ukrainë. Në lidhje me riparimin e pajisjeve ushtarake ukrainase në fabrikat bullgare, të premtuar nga kryeministri Kirill Petkov gjatë takimeve të tij në Kiev, Ninova komentoi se në një këshill koalicioni të partisë në pushtet do të mësojë se për çfarë makinerish bëhet fjalë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fryma festive pushton kryeqytetin

Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..

botuar më 24-11-25 9.05.PD

Në shumë qytete do të mbahen demonstrata kundër dhunës ndaj grave

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga “Mobilizimet Feministe”. Qëllimi është tërheqja e vëmendjes së shoqërisë dhe institucioneve ndaj..

botuar më 24-11-25 8.10.PD

Më së shumti udhëtojnë bullgarët në moshë nga 25 deri në 44 vjeç

Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..

botuar më 24-11-23 2.05.MD