Partia Socialiste Bullgare (BSP) do të largohet nga koalicioni qeverisës nëse qeveria voton për ndihmën ushtarake për Ukrainën, tha zëvendëskryeministrja dhe ministre e ekonomisë Kornelija Ninova gjatë një vizite në fshatin Përvenec. Ajo nuk parashikon zgjedhje të parakohshme. Liderja e BSP prezantoi një nuancë të re në pozicionin e partisë sa i përket ofrimit të ndihmës ushtarake për Ukrainën. Ninova nuk e angazhoi BSP-në për t’u larguar nga qeveria nëse vendimi për ndihmën ushtarake merret nga parlamenti.
Ajo përsëri mohoi se Bullgaria eksporton armë në Ukrainë. Në lidhje me riparimin e pajisjeve ushtarake ukrainase në fabrikat bullgare, të premtuar nga kryeministri Kirill Petkov gjatë takimeve të tij në Kiev, Ninova komentoi se në një këshill koalicioni të partisë në pushtet do të mësojë se për çfarë makinerish bëhet fjalë.Gjykata e Drejtësisë e BE-së në Luksemburg ka kufizuar abuzimet e kompanive të kredive të shpejta. Magjistratët vendosën që tarifat e garantuesit duhet të përfshihen në çmimin e kredisë, në të ashtuquajturën “përqindje vjetore e shpenzimeve”...
Dhoma Bullgare e Tregtisë dhe Industrisë pret sot një seminar informues me temë "Mbrojtja evropiane dhe mundësitë për biznesin bullgar në zhvillimin dhe prodhimin e produkteve mbrojtëse". Qëllimi kryesor i seminarit është njohja e kompanive inovative..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 7° deri në 12°. Në Sofje do të jetë rreth 8°. Do të jetë me diell para mesditës. Pas mesditës, mbi masivet perëndimore do të zhvillohen vranësira me shi dhe do të ketë shira dhe bubullima..
Një spital për fëmijë për trajtim aktiv do të hapë dyert e tij në qytetin Burgas deri në fund të vitit, u bë e qartë gjatë inspektimit të ndërtimit të..
Gazi natyror pritet të bëhet më i lirë me rreth 14% krahasuar me çmimin aktual, njoftoi drejtori ekzekutiv i “Bulgargaz”, Veselin Sinabov, në një takim..
Prej dy dekadash, Bullgaria e di se për çfarë synon, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov pas një takimi me Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa,..