720 janë rastet e reja me koronavirus në vend në 24 orët e fundit, ose 478 më shumë të infektuar një ditë më parë. 67% e të infektuarve rishtazi nuk janë të imunizuar. 8.4% e 8565 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i rasteve aktive ka rënë me 4198 në 137 558. Në spitale janë shtruar 75 persona të infektuar. 73% ose 55 prej tyre nuk janë të vaksinuar. Numri i personave të shtruar ka rënë me 46 në 803. Në repartet e terapisë intensive janë 75 të infektuar.
Gjatë harkut të shënuar kohor vdiqën 27 persona me Covid të konfirmuar. 25 nga të vdekurit nuk ishin të vaksinuar. 4881 janë shëruar.
Të martën janë dhënë 894 vaksina. Në Bullgari janë 2 056 129 persona me një cikël të përfunduar vaksinimi.Lidhur me protestat e transportit publik, ministrja e financave Temenuzhka Petkova tha se departamenti i saj nuk mund të financojë kostot e personelit në kompaninë bashkiake të kryeqytetit "Transporti Publik", njoftoi një reporter i BNR-së. Sipas..
Grupi parlamentar i "Vëzrazhdane", i përfaqësuar nga Kostadin Kostadinov, akuzoi Kryetaren e Parlamentit Natalija Kisellova për "pezullim" të Kushtetutës dhe kërkoi dorëheqjen e saj, njoftoi BTA. Deklarata është në përgjigje të vendimit të djeshëm të..
Protesta e transportit publik në Sofje bllokoi lëvizjen e tramvajeve, trolejbusëve dhe autobusëve, si dhe procesin arsimor në shkolla. Që në mëngjes, organizatorët e protestës, Konfederata e Punës "Podkrepa" dhe Konfederata e Sindikatave të Pavarura,..
Në një konferencë për shtyp para nisjes për në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, Shqipëri, Kryeministri Rosen Zheljazkov..
Natën e së enjtes duke u gdhirë e premtja , do të bjerë shi në gjysmën perëndimore të vendit. Gjatë ditës reshjet do të mbulojnë të gjithë vendin. Do..
Ministrja për Çështjet Evropiane e Mbretërisë së Danimarkës, znj. Marie Bier, po viziton Bullgarinë dhe rajonin në lidhje me Presidencën e ardhshme..