Gullivair nuk ka njoftuar asnjë plan për të pezulluar linjën Sofje-Shkup-Sofje. Ata janë në kërkim të opsioneve për kohë më të përshtatshme fluturimi, dhe "shpresojnë në marrjen e kohëve më të mira të fluturimeve pas përfundimit të remontit të pistës së Aeroportit të Shkupit". Leasing-u i avionit i cili aktualisht është në funksion është ndërprerë dhe do të merret me qira një makineri e re, thuhet në njoftim.
Ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur që të kemi një lidhje të shpejtë transporti mes dy vendeve. Përderisa ka interes, linja ajrore Sofje-Shkup do të ruhet. Linja ajrore duhet të gjejë kohën më të mirë të fluturimit për të pasur interes nga fluturimet, tha për bTV Andrej Gjurov, kryetar i grupit parlamentar "Po e vazhdojmë Ndryshimin".
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..