Shtetet e Bashkuara janë në bisedime me Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut për të zgjidhur shpejt mosmarrëveshjet dypalëshe sepse është koha që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të fillojnë bisedimet e para-anëtarësimit me BE-në, bëri të ditur Departamenti Amerikan i Shtetit.
I pyetur nga MIA për ecurinë e negociatave, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price refuzoi të japë detaje. "Të dyja vendet i zbatuan detyrat e tyre kryesore dhe ne besojmë se është koha për të ecur përpara së bashku në fazën tjetër të procesit të gjatë dhe sfidues të anëtarësimit. Marrëveshja historike e Prespës tregoi se Ballkani Perëndimor është i aftë për detyra të vështira, kompromise dhe vendime të vështira dhe ne jemi të bindur se Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të bëjnë të njëjtën gjë”, tha Price.Kryeministri Rosen Zheljazkov kryeson delegacionin bullgar që do të marrë pjesë në ceremoninë e zisë për funeralin e Papa Françeskut sot, 26 prill, në Romë, Itali, njoftoi shërbimi i shtypit i kabinetit. Në delegacion përfshihen edhe..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°. Në Sofje do të jetë rreth 7°. Para mesditës do të jetë kryesisht me diell dhe pothuajse i qetë. Pas mesditës do të përhapen re me shi. Në shumë vende do të ketë reshje afatshkurtra të..
Një protestë me kërkesë për dorëheqjen e ministrit të arsimit Krasimir Vëllçev dhe anulimin e idesë së Ministrisë së Arsimit për mësim të detyrueshëm të lëndës "Feja dhe Virtytet" po organizohet në rrjetet sociale, njoftoi gazetari i Radios Kombëtare..
Një spital për fëmijë për trajtim aktiv do të hapë dyert e tij në qytetin Burgas deri në fund të vitit, u bë e qartë gjatë inspektimit të ndërtimit të..
Prej dy dekadash, Bullgaria e di se për çfarë synon, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov pas një takimi me Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa,..
Që nga fillimi i vitit, Bullgaria ka përmbushur edhe kriterin e stabilitetit të çmimeve për anëtarësim në eurozonë, tha Ministrja e Financave Temenuzhka..