Me skandal përfundoi takimi i sotëm i Kryeministrit Kirill Petkov me përfaqësuesit e industrisë së transportit, të cilët u larguan nga takimi 40 minuta pas fillimit të bisedimeve. Tema e takimit ishte çmimi i karburanteve dhe masat e qeverisë kundër krizës.
“Kryeministri tha se në këtë sallë ai do të vendosë rregullat dhe ai do të thotë se çfarë po ndodh. Dhe nëse nuk na pëlqen ajo që thotë, ne mund të ngrihemi dhe të ikim – dhe ne pikërisht këtë e bëmë”, tha Magdalena Milltenova nga Bashkimi i Transportuesve të Autobusëve. Industria kërcënoi me protesta dhe bllokime të reja pas 10 majit.
Më pas, Ministri i Zhvillimit Rajonal, Grozdan Karaxhov, i cili mori pjesë në takim, shpjegoi se tensioni u ngrit pas ndërprerjes disa herë të kryeministrit nga transportuesit dhe shprehu shpresën se do të ketë një takim të ri. Petkov refuzoi kërkesën për uljen e akcizës për karburantet, duke përmendur një direktivë evropiane, e cila megjithatë është e kontestuar nga transportuesit, të cilët cituojnë një letër nga Komisioni Evropian.
Në fund të prillit, transportuesit kërkuan dorëheqjen e Ministrit të Financave Asen Vasilev, Ministrit Rajonal Grozdan Karaxhov dhe Ministrit të Transportit Nikollaj Sëbev për neglizhencën e problemeve në industri.
Pas takimit me transportuesit, filloi takimi i Kryeministrit Petkov me përfaqësuesit e organizatave të punëdhënësve dhe sindikatave. Shkak për të janë gjithashtu çmimet e gazit natyror dhe energjisë elektrike.
Të martën do të mbizotërojë mot i vranët, me mjegull vende-vende në zonat fushore. Me ndërprerje të përkohshme do të vazhdojë të bjerë shi në shumë vende – reshjet do të jenë më intensive përgjatë Danubit dhe në Bullgarinë Verilindore...
Sot është dita e fundit në të cilën funksionojnë kapacitetet e Termocentralit të dytë më të madh me qymyr në Bullgari, TEC “ContourGlobal Maritsa East 3”. Duke filluar nga nesër, 130 nga gjithsej 160 punonjës të kompanisë do të pushohen nga puna...
Bullgaria dhe Jordania do të bashkëkryesojnë një takim të nivelit të lartë në Sofje në kuadër të "Procesit Akaba". Me ftesë të presidentit Rumen Radev dhe Madhërisë së Tij mbretit Abdullah II të Jordanisë, në fillim të prillit, krerët e shteteve,..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..
Sezoni turistik veror në vendpushimet tona bregdetare do të hapet zyrtarisht më 31 maj në Pomorie , njoftoi Ministri i Turizmit Mirosllav..
Sot është dita e fundit në të cilën funksionojnë kapacitetet e Termocentralit të dytë më të madh me qymyr në Bullgari, TEC “ContourGlobal Maritsa East..