Në 24 orët e fundit u regjistruan 439 raste të reja me Covid në vend. 64 për qind e të infektuarve rishtazi nuk janë të imunizuar. 6.9 për qind e 6373 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i pacientëve të regjistruar aktiv u ul me 1595 në 132 914. Në spitale u shtruan 93 persona të infektuar. 70 për qind ose 66 e të shtruarve nuk ishin të vaksinuar kundër koronavirusit. Numri i personave të trajtuar në spital ra në 762. Në terapi intensive janë 77 të infektuar.
12 persona me Covid të konfirmuar vdiqën në 24 orët e fundit
Të enjten u dhanë 1144 vaksina. 2 056 625 persona janë me imunizim të përfunduar. 749 118 nga të imunizuarit kanë një dozë përforcuese.
Bullgaria është plotësisht e gatshme që nga 1 janari të jetë pjesë e plotë dhe e sigurt e zonës Shengen. Këtë e deklaroi eurodeputeti Andrej Novakov në një konferencë për shtyp në Klubin Kombëtar të Shtypit të BTA në Vidin. Para kësaj, së bashku me..
Në ditën e 25-të të zgjedhjeve të Asamblesë së re të 51-të Kombëtare, nga prova e 11-të, u zgjodh për Kryetare të Kuvendit Prof. e Asoc. Natalija Kisellova nga Partia Socialiste Bullgare (BSP) me 140 vota “pro”, 93 “kundër” dhe asnjë abstenim. Ajo..
Një mision i planifikuar i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) u krye në centralin atomik “Kozlloduj” për të shqyrtuar sigurinë operacionale të centralit sipas standardeve të agjencisë. Gjatë inspektimit në 3 javët e fundit, 13 ekspertë nga..
Të enjten temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 1 deri në 4°, ndërsa në Sofje - 0°. Në mëngjes do të ketë mjegull në ultësirat e..
Qindra minatorë protestuan përpara godinës së Këshillit të Ministrave ndërsa brenda po zhvillohej një mbledhje urgjente e Këshillit Kombëtar për..
Këshilli Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh diskutoi projektbuxhetin për vitin 2025. Sindikatat dhe disa nga organizatat e punëdhënësve deklaruan mbështetjen..