Skulptura “Klithma e Nënës Ukrainase” u ngrit në Kopshtin e Princit në Sofje përball Monumentit të diskutueshëm të Ushtrisë Sovjetike. Në këtë aktivitet erdhën intelektualë, krijues dhe qytetarë.
Skulptura shkaktoi reagime të ashpra në rrjetet sociale. Edhe mbështetësit e Ukrainës komentuan negativisht për estetikën e figurës. Por fansat e veprës, e cila bie në kontrast të fortë me frymën e realizmit socialist në të cilin është i krijuar Monumenti i Ushtrisë Sovjetike, e krahasojnë imazhin me veprën “Britma” të piktorit ekspresionist Edvard Munk dhe “Gernika” të Pikaso.
“Pres reagime pozitive dhe negative. Ajo nuk është e bukur, por edhe e vërteta nuk është”, komentoi për BTA skulptori Nedellço Kostadinov.
“Thirrja e nënës ukrainase” qëndroi në piedestal për më pak se dy orë.
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..