Në 24 orët e fundit janë regjistruar 362 raste të reja me koronavirus në vend, ose 236 raste më shumë se një ditë më parë. Mbi 64% prej të infektuarve rishtazi nuk janë të imunizuar. 5.3% e 6777 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i rasteve aktive u ul me 4901 në 104 198. 100 pacientë të infektuar u shtruan në spitale. 70 nga të sapo shtruarit, ose 70%, nuk janë vaksinuar. Pranimet në spital janë ulur me 15 në 583. 55 persona të infektuar ndodhen në repartet e terapisë intensive.
Njëmbëdhjetë pacientë me Covid të konfirmuar vdiqën gjatë harkut të shënuar kohor prej 24 orësh. Të gjithë të vdekurit nuk ishin vaksinuar. Janë shëruar 6252. Të hënën janë bërë 725 vaksina.
Temperaturat minimale të martën do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në verilindje deri në minus 11°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Paradite përgjatë lumenjve mund të ketë mjegulla. Gjatë ditës do të ketë reshje të dobëta shiu vende-vende..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave ministrja e financave Temenuzhka Petkova...
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori pjesë në samitin e iniciuar nga presidenti ukrainas Volodimir Zelenski me rastin e përvjetorit të tretë..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..