Një front i ftohtë do të kalojë në vend. Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 12 deri në 18 gradë, në kryeqytet 15 gradë. Gjatë ditës në shumë vende do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Ka kushte për reshje të konsiderueshme lokale dhe breshër. Ka një kod të verdhë për reshje të rrezikshme për të gjithë vendin, ndërsa në rrethet Smoljan, Kërxhali dhe Plovdiv kodi është me ngjyrë portokalli. Pas mesditës nga veriu reshjet e shiut do të pushojnë. Temperaturat maksimale në lindje do të lëvizin nga 15-16° deri në 24-25° në pjesën tjetër të vendit. Në Sofje temperatura do të jetë rreth 19°.
Në bregdetin e Detit të Zi do të mbajë mot me vranësira, erë dhe shi. Temperatura e ajrit do të jetë 13-16 gradë, ajo e ujit të detit 15-16 gradë. Lëvizja e detit do të jetë deri në 4 ballë.
Në male gjithashtu do të ketë reshje shiu me shtrëngata. Në majat më të larta do të bjerë borë. Temperatura në lartësinë 1200 metra do të jetë 13°, në 2000 metra deri në 6°.
Të enjten do të ketë reshje shiu vetëm mbi Bullgarinë Lindore.Ditën e martë në orët e mëngjesit do të mbajë mot me mjegull, ose vranësira të ulëta me shtresa vende-vende në lugina dhe fusha. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në Sofje do të jenë rreth minus 3°. Gjatë ditës në vend do të ketë..
Në një ceremoni zyrtare më 21 janar, klouni i parë i argjendtë do t'i dorëzohet Treshes Ticiano, Mari dhe Natali Ballkanski për aktin e tyre të patinazhit në edicionin e 12-të të New Generation, pjesë e Festivalit të 47-të prestigjioz Botëror të..
Pranimi i plotë i Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen është një nga ngjarjet më të rëndësishme për rajonin, tha zëvendëskryeministri dhe ministri i transportit Grozdan Karaxhov në Forumin Ekonomik të Sofjes. Mbi 18 000 kompani greke operojnë në Bullgari...
Nuk do të ketë përfaqësues të institucionit presidencial bullgar, por bisedimet në nivelin më të lartë politik do të vazhdojnë. Kështu u ka shpjeguar..
Pranimi i plotë i Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen është një nga ngjarjet më të rëndësishme për rajonin, tha zëvendëskryeministri dhe ministri i..
Bullgaria do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën në përputhje me vendimin e parlamentit, tha për bTV ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. “Ne do të vazhdojmë..