Paqëndrueshmëria ekonomike e diktuar nga lufta në Ukrainë dhe rritja e çmimeve të energjisë po krijojnë një ndjenjë turbulence dhe frikë për të ardhmen si tek sipërmarrësit ashtu edhe tek qytetarët bullgarë. Që nga fillimi i këtij procesi, organizatat e punëdhënësve dhe sindikatat kanë kërkuar masa të përshtatshme mbështetëse për të ndihmuar që kostot e prodhimit të bëhen më të parashikueshme. Në këtë drejtim, një sërë industrish kanë deklaruar gatishmërinë e tyre për protesta në të gjithë vendin më 18 maj. Në përpjekje për të zbutur tensionet, Ministri i Financave Asen Vasilev njoftoi se qeveria po përgatit një paketë masash kundër inflacionit me vlerë rreth 2 miliardë leva.
Ndonëse ende nuk është arritur një marrëveshje mes katër partive në pushtet, Kryeministri Kirill Petkov ka negociuar me punëdhënësit kompensimin për çmimet e larta të energjisë elektrike dhe gazit për muajin maj dhe qershor prej 80% të rritjes së çmimit të energjisë elektrike mbi shumën prej 200 leva për megavat orë. Bizneset nga ana e tyre thanë se po e shtyjnë protestën, të cilën e kishin planifikuar për 18 maj, por qëndruan në gatishmëri derisa “qeveria të fillojë të përmbushë angazhimet e saj”.
Qeveria po e vlerëson qartë situatën, sepse në rast të kundërt do të kishte një protestë të gjerë jopolitike, komentoi Emill Kollarov, kryetar i Shoqatës së Restoranteve në Bullgari. "Protesta nuk është anuluar realisht," tha ai për Radion Kombëtare Bullgare. Sipas fjalëve të tij , pritjet kanë qenë që më shumë se 30 mijë veta të mblidhen në qendër të kryeqytetit - të gjitha organizatat e punëdhënësve, të gjitha organizatat e degëve që janë anëtare të tyre, të gjitha sindikatat”.Megjithatë, tensionet mbeten në industrinë e transportit. Pritet takimi i Kryeministrit Kirill Petkov me organizatat e transportuesve në vend të cilat ende nuk kanë refuzuar të protestojnë. Deklarata për veprime të tilla janë bërë në shumë qytete, duke përfshirë Plovdivin, Varnën , Burgasin, Rusen, Plevenin.
Industria kundërshton planet për të zgjeruar sistemin e tarifave në vend nga korriku dhe pret masa për çmimet e larta të karburantit.Kërkesat drejtuar qeverisë për heqjen e bio-aditivit nga përzierja e karburantit dhe uljen e akcizës me 50 për qind për gjysmë viti, janë paraqitur 2 muaj më parë. Sipas industrisë, këto masa do të kufizojnë rritjen e inflacionit në vendin tonë dhe do t'i përcaktojnë kërkesat si ekonomike, jo politike.
“Të gjitha çështjet për t'u diskutuar janë pastruar. Ka kërkesa të qarta që duhet të plotësohen, shpjegoi për BNR Jordan Arabaxhiev, drejtor ekzekutiv i Bashkimit të Transportuesve Ndërkombëtarë.
Ai shprehu shpresë që çmimet e lëndëve të jenë në fokusin e bisedave - Është për t'u lavdëruar që qeveria ka vendosur t'u japë disa zbritje, ndonëse minimale, individëve të veçantë /25 stotinki për një litër të lëndës gjatë rimbushjes të 50 litrave për një person fizik/, por ne presim vendim dhe për biznesin, sepse kur zinxhiri i furnizimit prishet që në fillim, kjo do të thotë rritje të çmimeve për të gjitha mallrat. Pas protestës së parë më 27 prill thamë se japim 20 ditë, që të ketë një zgjidhje të këtyre masave, të cilat i propozojmë. Nesër bëhen 20 ditë. Për ne premtimet nuk janë një kryerje e masave”, komentoi Arabaxhiev dhe saktësoi se veprimet e protestës nuk do të bllokojnë krejtësisht lëvizjen dhe do të jetë i mundur kalimi i lirë për automobilat. Pritet që të protestojë dhe transporti publik në Sofje, dhe, sipas Arabaxhievit, ka gatishmëri që të ndalojë trafiku në orën 9.30.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES
Tema e migracionit u përfshi sërish në axhendën evropiane në sfondin e presionit të shtuar ndaj Brukselit për të dhënë dritën jeshile për ta kufizuar atë. Thirrjet e një numri liderësh evropianë për një qasje më radikale ndaj migrantëve të paligjshëm..
8000 bullgarë janë kthyer në Bullgari dhe afro 12 000 janë larguar prej saj në vitin 2023, tha për programin “Horizont” të BNR-së Magdalena Kostova, drejtoreshë e Drejtorisë së “Statistikave Demografike dhe Sociale” në Institutin Kombëtar të..
Ekspedita e parë kërkimore bullgare në Antarktidë u zhvillua në pranverën e vitit 1988 dhe me të filluan edhe studimet e njëpasnjëshme shkencore të studiuesve vendas në Kontinentin e Akullit. "Këto janë kushtet më ekstreme në të cilat një person mund..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..