Në 24 orët e fundit janë shënuar 275 raste të reja me Covid në vend, ose 182 më pak se një ditë më parë. Mbi 65% prej të infektuarve rishtazi nuk janë vaksinuar. 4.5% e 6114 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i rasteve aktive bie nën 90 000 dhe tani ato janë 88 937. 54 pacientë të infektuar janë shtruar në spitale. 38 nga të sapo shtruarit, ose mbi 70%, nuk janë vaksinuar. Numri i të shtruarve në spital ka rënë në 567. Në repartet e terapisë intensive ndodhen 51 persona.
Gjatë harkut të shënuar kohor prej 24 orësh vdiqën 6 pacientë me Covid të konfirmuar. Të gjithë të vdekurit nuk ishin vaksinuar. Janë shëruar 10 545 veta, që është një numër rekord. Të mërkurën janë bërë 773 vaksina.Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9 lloje të materialeve higjienike. Programi europian zbaton edhe operacionin “Dreka e nxehtë”,..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..