Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Numër rekord i të kuruarve nga Covid-19 në 24 orët e fundit – 10 545 veta

Foto: BGNES

Në 24 orët e fundit janë shënuar 275 raste të reja me Covid në vend, ose 182 më pak se një ditë më parë. Mbi 65% prej të infektuarve rishtazi nuk janë vaksinuar. 4.5% e 6114 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.

Numri i rasteve aktive bie nën 90 000 dhe tani ato janë 88 937. 54 pacientë të infektuar janë shtruar në spitale. 38 nga të sapo shtruarit, ose mbi 70%, nuk ​​janë vaksinuar. Numri i të shtruarve në spital ka rënë në 567. Në repartet e terapisë intensive ndodhen 51 persona.

Gjatë harkut të shënuar kohor prej 24 orësh vdiqën 6 pacientë me Covid të konfirmuar. Të gjithë të vdekurit nuk ishin vaksinuar. Janë shëruar 10 545 veta, që është një numër rekord. Të mërkurën janë bërë 773 vaksina.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Panairi Ndërkombëtar i Plovdivit pret konferencën e BE-së për sigurinë ushqimore

Në Plovdiv janë duke u diskutuar problemet e industrisë ushqimore, në përputhje me kërkesat më moderne të rregulloreve bullgare dhe evropiane. Organizator i Konferencës së 14-të Kombëtare Shkencore dhe Praktike me pjesëmarrje ndërkombëtare,..

botuar më 25-02-21 9.47.PD

Parashikimi i motit për 21 shkurtin

Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...

botuar më 25-02-20 6.15.MD

Një kompani ushtarake nga Haskovo niset për një mision paqeruajtës në Kosovë

Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..

botuar më 25-02-20 3.53.MD