Franca është e gatshme të mbështesë Bullgarinë në mënyrë që vendi të mos humbasë aftësitë e tij mbrojtëse derisa Shtetet e Bashkuara të dërgojnë avionët F-16. Kjo u bë e ditur nga Presidenca pas një bisede telefonike mes Presidentit bullgar dhe atij francez, Rumen Radev dhe Emmanuel Macron.
Të dy diskutuan integrimin evropian të Maqedonisë Veriore. “Është në interes të stabilitetit të Evropës së Bashkuar që çdo vend kandidat për në BE të ruajë vlerat evropiane që kanë të bëjnë me të drejtat e qytetarëve të tij dhe Bullgaria pret rezultate të caktuara nga Maqedonia e Veriut në këtë drejtim përpara se të bjerë dakord për fillimin e negociatave, ka theksuar Radev. Ai bëri thirrje që korniza për negociatat me Shkupin të përmbajë garanci ligjore se pala maqedonase do t'i përmbushë zotimet e saj.
Në një deklaratë të Pallatit Elysee thuhet se Macron ka biseduar edhe me kryeministrat në Sofje dhe Shkup, Kirill Petkov dhe Dimitër Kovaçevski.
Kreu i partisë Veliçie, Ivelin Mihajllov, deklaroi në parlament se së bashku me partitë MEÇ dhe “Vëzrazhdane”, kanë mbledhur nënshkrimet e nevojshme për të paraqitur një ankesë në Gjykatën Kushtetuese. Ata po sfidojnë zgjedhjen nga parlamenti..
Krëstjo Peev nga Shoqata Qytetare “Këshilli Publik” në Nesebër raportoi për Radion Kombëtare Bullgare për “njerëz të vdekur të bllokuar në hotele që duhet të evakuohen, për dhjetëra makina, tualete dhe pavione në det” në fshatin turistik..
Në Bullgari veprojnë grupe diversante që ushtrojnë ndikim hibrid dhe janë pjesë e jetës politike të vendit, duke vepruar përmes dezinformimit. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një seance të kontrollit parlamentar, duke iu..
Një burrë u mbyt në një garazh nëntokësor të një ndërtese në fshatin turistik Elenite, njoftoi administrata rajonale e Burgasit, e cituar nga BTA. Trupi..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, ndërsa në Sofje – 2°C. Reshjet e shiut që kanë filluar gjatë natës do të nisin të..
Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimet në Marrëveshjen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e një..