Bibliotekarët hynë në një grevë paralajmëruese njëorëshe për dështimin e shtetit për të përmbushur një marrëveshje për pagat fillestare minimale. Përfaqësuesit e sindikatave thanë se bibliotekat janë detyruar të punojnë në kushtet e standardeve të pranuara, por të paplotësuara për shërbimet bibliotekare dhe në kushtet e një financimi jashtëzakonisht të pamjaftueshëm nga Ministria e Kulturës. “Këto rrethana na vënë përballë pamundësisë për të kryer funksionet tona të rëndësishme publike”, theksuan ata.
Sindikata “Podkrepa” kërkoi që buxhetet e bibliotekave rajonale të rriten me 40 për qind, ndërsa Konfederata e Sindikatave të Pavarura KNSB kërkoi rritjen e subvencioneve për të gjitha degët e kulturës me 25 për qind.Kryetari i komunës së Sofjes Vasill Terziev dhe nënkryetari për financat Ivan Vasilev u takuan në Sofje me drejtorin e asociuar të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Donalld Mishaxhiu. Qëllimi i takimit ishte kërkimi i mundësive për..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i inovacionit dhe zhvillimit Tomisllav Donçev..
Rritja e lidhjes energjetike midis vendeve në rajon do të ulë çmimet e energjisë elektrike, do të rrisë konkurrencën dhe sigurinë e furnizimit. Kështu deklaroi ministri i energjisë Zheço Stankov në Samitin e Energjisë (Energy Summit), të organizuar..
Temperaturat minimale të enjten do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga minus 6° - minus 8° në vendet me mjegull, deri në rreth 5° në zonat..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma...
"Kabineti Zheljazkov duhet të vazhdojë, edhe si një qeveri e pakicës." Kështu e komentoi lideri i GERB-it, Bojko Borisov, vendimin e Gjykatës..