Njohja me një gjuhë, histori dhe kulturë të panjohur krijon afërsi – pavarësisht nëse ajo është e bazuar në interesin shkencor, në kuriozitetin e thjeshtë apo në një takim të rastësishëm.Dhe kur ky kontakt me trashëgiminë shpirtërore të huaj rritet dhe kalon në një rrugë profesionale, ai jo vetëm që zgjeron horizontet personale, por ka edhe fuqinë për të lartësuar një komb të tërë.
Sipas shkencëtarëve gjuha bullgare luan një rol kryesor si tek formimi i pamjes moderne të Bullgarisë, kështu dhe për vendin e saj në zhvillimin e qytetërimit evropian dhe atij botëror. Mjerisht, për shkak të realiteteve të reja gjeopolitike, në disa dekadat e fundit po vihet re një interes i pakësuar ndaj kësaj fushe shkencore-studimore nga ana e studiuesve të huaj, saktësojnë ata. Një forum akademik ndërkombëtar nga ditët e fundit ringjalli shpresën se gjuha bullgareakoma ka vendin e vet në universitete - jo vetëm në Kontinentin e Vjetër, por po kështu dhe në Azi dhe Amerikë.
Konferenca “Gjuha bullgare jashtë kufijve të Evropës - sfida dhe perspektiva”, organizuar nga Këshilli i Gjuhës Bullgare për të Huaj pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, mblodhi në një online takim përfaqësues të qendrave të mësimit të gjuhës bullgare në Japoni, Kinë, Korenë e Jugut, Shtetet e Bashkuara dhe Kanada. Profesoresha Anisava Milltenova nga Instituti i Gjuhës Bullgare pranë Akademisë Bullgare të Shkencave tregon për praktikën e vendosur në studimin e gjuhës dhe kulturës bullgare në Azi dhe në Amerikën Veriore, që daton nga gjysma e dytë e shekullit të 20:
“Në Kinë studimet e gjuhës bullgare dhe interesi ndaj mësimdhënies në gjuhën bullgare kanë një histori të gjatë, e cila fillon gjatë vitit 1961 në Pekin. Deri më sot specialitetin e gjuhës bullgare aty e kanë përfunduar 229 studentë me diplomë baçelor dhe dhjetë të tjerë me diplomë master. Kontakte shumë interesante kemi dhe në Japoni - në Saporo ekziston një qendër e specializuar për studime shkencore, ku zhvillohen vizita shkencore, këmbim të shkencëtarëve. Dhe në Kinë, dhe në Japoni interesi është kryesisht i lidhur me periudhën mesjetare të gjuhës dhe letërsisë bullgare. Tradita e teksteve mesjetare është disi fare afër deri te kuptimi dhe kultura e tyre dhe këto tekste jo vetëm se mësohen, por dhe përkthehen. E njëjta gjë është dhe në Korenë e Jugut, ku rregullisht kemi lektorë në Universitetin për studime të huaja “Hankok” në Seul. Këtu duhet të përfshijmë po kështu dhe Amerikën Veriore me Shoqatën e saj të Studimeve të Gjuhës Bullgare, e themeluar në vitin 1971”.
Profesoresha Anisava Milltenova thotë akoma se, studiuesit e gjuhës bullgare janë ambasadorët tanë nëpër botë.
“Në fakt imazhi i Bullgarisë arrin deri tek shtetet e veçanta përmes gjuhës bullgare - thekson ajo. Këtë shkencëtarë prezantojnë fytyrën e vendit tonë në fushën e historisë, gjuhës, letërsisë, përkthimeve, përmes formimit të analogjive prej krijimeve të shkrimtarëve bullgarë nga Mesjeta e largët deri në ditët tona, lloje të ndryshme pjesëmarrjesh në konferenca të përbashkëta dhe takime pune, këmbim të temave”.
Përpiloi Diana Cankova /në bazë të intervistës së Valeria Nikollovës, BNR-“Horizont”Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë..