Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Incidenca e Covid ka rënë në 50 të infektuar për 100 000 banorë

Foto: arkiv

I gjithë vendi ndodhet në zonën e gjelbër për sa i përket infeksionit me koronavirus, sipas Qendrës Kombëtare të Sëmundjeve Infektive dhe Parazitare. Në bazën dy javore, incidenca është 50 për 100 000 banorë. Që nga fillimi i pandemisë, viktimat e virusit janë 37 109 bullgarë.

Sipas të dhënave të hartës së situatës epidemike në vend dhe në pesë qarqet që monitorojnë zënien e shtretërve spitalorë për kujdesin intensiv të pacientëve, në të gjitha rajonet ajo është në nivelin më të ulët – zero.

Në të gjitha testet e kryera për Covid-19, varianti viral i Omikronit u gjet në nënvariantet e tij BA.1 dhe BA.2, raporton gjithashtu Qendra.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 25 shkurtin

Temperaturat minimale të martën do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në verilindje deri në minus 11°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Paradite përgjatë lumenjve mund të ketë mjegulla. Gjatë ditës do të ketë reshje të dobëta shiu vende-vende..

botuar më 25-02-24 7.25.MD
Temenuzhka Petkova

Bullgaria plotëson kriterin e fundit për eurozonën, do të kërkojë një raport konvergjence

Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave ministrja e financave Temenuzhka Petkova...

botuar më 25-02-24 5.58.MD
Pjesëmarrja e Rosen Zheljazkovit në samitin për Ukrainën

Rosen Zheljazkov: Ukrainës duhet t'i jepen garanci për një paqe të qëndrueshme dhe të drejtë

Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori pjesë në samitin e iniciuar nga presidenti ukrainas Volodimir Zelenski me rastin e përvjetorit të tretë..

botuar më 25-02-24 4.49.MD