Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri i Arsimit është kundër pushimeve të gjata dhe vitit të shkurtër shkollor

Nikollaj Denkov
Foto: BGNES

Nuk ka rrezik nga mbyllja e shkollave për shkak të faturave të larta të energjisë elektrike dhe ngrohjes. Është i mundur aktualizim i buxhetit për të mbështetur shkollat ​​në fillim të vitit të ri shkollor dhe të sezonit e ardhshëm të ngrohjes. Këtë e deklaroi Ministri i Arsimit Akad. Nikollaj Denkov për bTV.

Ministri Denkov ka komentuar edhe nevojën për fillimin e vitit shkollor më herët. Fëmijët tanë, sidomos ata deri në klasën e 6-të, mësojnë me muaj më pak se bashkëmoshatarët e tyre jashtë vendit, tha Denkov dhe saktësoi se diferenca në kohëzgjatje është 25%.

“Kjo është e vërtetë. Ndaj, krahas ndryshimeve në programet arsimore duhet të mendojmë se si do të zgjasim vitin shkollor”, tha Akademiku.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Godina e Ministrisë së Financave

Ministria e Financave prezantoi projektbuxhetin për vitin 2025

Deri në 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro) është deficiti i planifikuar për vitin 2025, që është 3% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Pjesa e shpenzimeve nuk do të kalojë 40 për qind të PBB-së. Projektbuxheti përfshin programin e investimeve..

botuar më 25-02-19 8.46.PD
Monumenti i Vasill Levskit në Sofje

Në ceremoni të ndryshme përkujtimore nderojmë heroin tonë kombëtar Vasill Levski

Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..

botuar më 25-02-19 5.10.PD

Parashikimi i motit për 19 shkurtin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..

botuar më 25-02-18 7.35.MD