Presidenti Rumen Radev bisedoi në telefon me homologun e tij polak, Andrzej Duda. Të dy diskutuan situatën në Ukrainë dhe mjedisin e sigurisë në rajon. Radev dhe Duda shprehën solidaritetin me popullin ukrainas dhe mbështetjen për perspektivën evropiane të Kievit. Ata diskutuan gjithashtu zgjerimin e NATO-s, si dhe forcimin e potencialit mbrojtës të Aleancës. Të dy presidentët diskutuan еdhe për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.
Kryeministri bullgar Kirill Petkov tha për CNBC se Presidenti rus Vladimir Putin duhet të jetë i kujdesshëm me përdorimin e furnizimeve me energji si armë.
Petkov tha se nuk i vjen keq për vendimin për të refuzuar kërkesën e Moskës për të paguar furnizimet me gaz në rubla dhe Bullgaria i tregoi Putinit "se mund të mbetet stabile, se varësia e gazit nuk mund të jetë një mënyrë për të ndikuar në politikën tonë të jashtme, se ne si evropianë , mund të përballojmë presionin." Në këtë mënyrë Bullgaria tashmë ka zënë një pozitë udhëheqëse në BE, mendon Petkov.Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme..
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë..