Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po përgatitet mbyllja e derës për migrimin e padëshiruar në Bullgari

Foto: Pixabay

Ministria e Brendshme publikoi për diskutim publik propozimin e ndryshimeve në ligjin për të huajt. Sipas ligjit, qëndrimi i vazhdueshëm i të huajve në Bullgari është deri në 1 vit dhe ky është një status i ndryshëm nga e drejta e qëndrimit afatgjatë. Propozohet të kufizohet e drejta e qëndrimit të vazhdueshëm të përfaqësuesve tregtarë të kompanive të huaja. Kjo është një formë e migrimit të fshehtë që nuk arrin efektet e pritshme ekonomike, por "krijon një mundësi për njerëzit me profil rreziku për të hyrë në vend", thuhet në propozim.

Ndryshimet do të kufizojnë numrin e përfaqësuesve të huaj tregtarë të një kompanie deri në dy persona. Do të legjitimohet gjithashtu kërkesa për një qarkullim vjetor të kompanisë mbi 250 000 euro.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 17 janarin 2025

Të premten deri në mesditë do të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga perëndimi. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 6° deri në minus 1°, në disa lugina deri në minus 10° dhe maksimalet nga 2° deri në 7°...

botuar më 25-01-16 7.35.MD

Presidenti Radev u takua me ambasadorin e Palestinës në Bullgari

Presidenti Rumen Radev u takua me ambasadorin e shtetit të Palestinës në Bullgari, Nasri Halil Salim Abu Xhejsh. Radev përshëndeti marrëveshjen e arritur për armëpushim në Gazë dhe lirimin e pengjeve. Ai shprehu shpresën se kjo do të çonte në krijimin e..

botuar më 25-01-16 6.24.MD

Protestuesit në Sofje kërkojnë një Vitosha më të aksesueshme

Para Këshillit të Ministrave në kryeqytet është zhvilluar sot një protestë me moton “Të rifitojmë aksesin në Vitosha”. Dashamirët e malit u shprehën të pakënaqur për faktin se teleferikët në Vitosha, rrëzë së cilës ndodhet Sofja, nuk funksionojnë më...

botuar më 25-01-16 3.59.MD