Ergynall Sebahtin fitoi një medalje argjendi në kategorinë 48 kg në Kampionatin Evropian të Boksit në Jerevan. Bullgari 21-vjeçar, i cili debutoi në një forum kaq të madh, tregoi një nivel shumë të mirë, por në fund humbi me 1:4 vota nga gjeorgjiani Sahill Allahverdov, njofton sajti Sportal.
Bullgaria e përfundoi Kampionatin Evropian me tri medalje. Përveç medaljes së argjendtë të Ergynall, Daniell Asenov (54 kg) dhe kubani i natyralizuar Havier Ibanies (57 kg) fituan bronz.
Mbi 400 pjesëmarrës do të vrapojnë në edicionin e 11-të të "Maratonës Ekiden" të Sofjes 2025. Gara do të mbahet më 6 shtator dhe i kushtohet përvjetorit të Bashkimit të Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore . Fillimi i vrapimit është..
Aleksandër Vasilev është kualifikuar për çerekfinalet e turneut të hapur për të rinj, raportoi BTA. Bullgari - gjysmëfinalist i Wimbledonit dhe nr. 4 në programin e turneut, tregoi karakter të fortë dhe mposhti Jan Kumsat nga Republika Çeke..
Kampioni i Wimbledon për të rinj dhe i renditur i pari në renditje, Ivan Ivanov, kaloi lehtësisht në raundin e tretë në grupmoshën e tij, raportoi BTA. Nisje e fortë për Ivan Ivanov dhe Aleksandër Vasilev në US Open Në raundin e dytë,..