Për fshatin piktoresk Bov në malin Stara Pllanina, që ngrihet mbi Grykën e Iskërit, festa e sotme –“Ngjitja e Zotit në Qiell”, ose siç e quajnë njerëzit Dita e Shpëtimit (Spasovden), sjellë një gëzim të dyfishtë. Krahas me festën e krishterë, njerëzit aty shënojnë dhe kremtojnë dhe ditën e fshatit me njëshenjtërim solemn të ujit, me rastin e festës së tempullit të kishës “Ngjitja e Shenjtë e Zotit”. Që nga kjo ditë fillojnë dhe festimet të cilat u kushtohen dy vendbanimeve, fshatit Bov dhe Stacionit Bov, të cilët që nga viti 2006 e këtej, në javën që nga Ngjitja deri në Rrëshajat, lidhin në mënyrë simbolike të shkuarën dhe të tashmen në "Festat e Bovit". Midis dy festave të mëdha të krishtera fshati gjallërohet, që të presë miq dhe të afërm nga e gjithë zona.
Posaçërisht për Ditën e Shpëtimit, që herët në mëngjes gratë vendase kanë përgatitur një kurban dhe pavarësisht nga kjo nëse është ditë pune apo ditë pushimi, fshati i shkretë mbushet me zhurmë gëzimi.
Ju ftojmë të vizitoni publikimin tonë “Pusi i shenjtë” afër fshatit Bov mjekon çdo lloj sëmundjesh” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: bov.bgPas një rezervimi të kryer, një makinë shtypi e shekullit të 19-të nga shtypshkronja e Hristo G. Danovit, themeluesit të botimit bullgar të librave, erdhi të jetonte përsëri në Plovdivin e Lashtë. Në shtëpinë-muze të Danovit (në rrugën..
Shën Mbreti Boris-Mihaill - pagëzori i bullgarëve, ishte një i afërm i Shën Martirit Princ Bojan Bullgar. Ai negocioi me Papaën Nikollaj për pagëzimin, por pranoi besimin e krishterë nga Lindja - Kostandinopoja. Për këtë patriku Fotij i..
Mbushen 132 vjet nga lindja e poeteshës së madhe bullgare Elisaveta Bagrjana. E lindur si Elisaveta Ljubomirova Bellçeva më 29 prill (16 prill sipas stilit të vjetër) 1893 në Sofje, Elisaveta Bagrjana është autore librash për fëmijë. Krahas kësaj ajo..
Më 29 qershor, Kisha ka vendosur të kremtojë njëkohësisht kujtimin e Apostujve të mëdhenj Pjetrit dhe Palit, të cilët ajo i quan "kryeapostuj të parë"..