Për fshatin piktoresk Bov në malin Stara Pllanina, që ngrihet mbi Grykën e Iskërit, festa e sotme –“Ngjitja e Zotit në Qiell”, ose siç e quajnë njerëzit Dita e Shpëtimit (Spasovden), sjellë një gëzim të dyfishtë. Krahas me festën e krishterë, njerëzit aty shënojnë dhe kremtojnë dhe ditën e fshatit me njëshenjtërim solemn të ujit, me rastin e festës së tempullit të kishës “Ngjitja e Shenjtë e Zotit”. Që nga kjo ditë fillojnë dhe festimet të cilat u kushtohen dy vendbanimeve, fshatit Bov dhe Stacionit Bov, të cilët që nga viti 2006 e këtej, në javën që nga Ngjitja deri në Rrëshajat, lidhin në mënyrë simbolike të shkuarën dhe të tashmen në "Festat e Bovit". Midis dy festave të mëdha të krishtera fshati gjallërohet, që të presë miq dhe të afërm nga e gjithë zona.
Posaçërisht për Ditën e Shpëtimit, që herët në mëngjes gratë vendase kanë përgatitur një kurban dhe pavarësisht nga kjo nëse është ditë pune apo ditë pushimi, fshati i shkretë mbushet me zhurmë gëzimi.
Ju ftojmë të vizitoni publikimin tonë “Pusi i shenjtë” afër fshatit Bov mjekon çdo lloj sëmundjesh” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: bov.bgNë ditën e tetë pas Pashkëve, në fund të Javës së Ndritshme , pason një festë e veçantë e quajtur Antipashka , që do të thotë "në vend të Pashkëve" ose "e kundërta e Pashkëve". Megjithatë, ky nuk është një kontrast, por një thirrje për një..
Mbushen 105 vjet nga lindja e Akad. Valeri Petrov – poet, shkrimtar, skenarist, dramaturg dhe përkthyes. I lindur më 22 prill 1920 në Sofje me emrin Valeri Nisim Mevorah, ai u diplomua në mjekësi në Universitetin e Sofjes. Për një farë kohe ai..
Shërbesat e së Shtunës së Madhe fillojnë të premten në mbrëmje me Oden për Krishtin. Kisha përkujton varrimin e Krishtit Shpëtimtar dhe zbritjen e Tij në ferr për të shpëtuar të drejtët e kyçur atje që vdiqën para veprës së Tij shëlbuese...
Më 29 qershor, Kisha ka vendosur të kremtojë njëkohësisht kujtimin e Apostujve të mëdhenj Pjetrit dhe Palit, të cilët ajo i quan "kryeapostuj të parë"..