Për fshatin piktoresk Bov në malin Stara Pllanina, që ngrihet mbi Grykën e Iskërit, festa e sotme –“Ngjitja e Zotit në Qiell”, ose siç e quajnë njerëzit Dita e Shpëtimit (Spasovden), sjellë një gëzim të dyfishtë. Krahas me festën e krishterë, njerëzit aty shënojnë dhe kremtojnë dhe ditën e fshatit me njëshenjtërim solemn të ujit, me rastin e festës së tempullit të kishës “Ngjitja e Shenjtë e Zotit”. Që nga kjo ditë fillojnë dhe festimet të cilat u kushtohen dy vendbanimeve, fshatit Bov dhe Stacionit Bov, të cilët që nga viti 2006 e këtej, në javën që nga Ngjitja deri në Rrëshajat, lidhin në mënyrë simbolike të shkuarën dhe të tashmen në "Festat e Bovit". Midis dy festave të mëdha të krishtera fshati gjallërohet, që të presë miq dhe të afërm nga e gjithë zona.
Posaçërisht për Ditën e Shpëtimit, që herët në mëngjes gratë vendase kanë përgatitur një kurban dhe pavarësisht nga kjo nëse është ditë pune apo ditë pushimi, fshati i shkretë mbushet me zhurmë gëzimi.
Ju ftojmë të vizitoni publikimin tonë “Pusi i shenjtë” afër fshatit Bov mjekon çdo lloj sëmundjesh” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: bov.bgE Marta e Madhe është një ditë për mësime dhe udhëzime morale përfundimtare. Në këtë ditë, priftërinjtë dhe hebrenjtë dëgjojnë fjalët udhëzuese të Birit të Perëndisë në tempull për herë të fundit. Atje, Jezu Krishti jep një shembull se si të jemi..
Java e Madhe ose java e pësimit të Zotit Jezu Krisht është e fundit para Pashkëve. Kjo javë është gjithashtu më e rrepta në fund të Kreshmës së Madhe të gjatë, e cila i përgatit besimtarët për Ngjalljen e Krishtit. Fillon pas së dielës në të cilën të..
Me aromë pranvere dhe me pritjen për Ringjalljen e madhe të Krishtit, Dita e Dafinave (Cvetnica) është një nga festat më të dashura në Bullgari. Që në mëngjes herët, njerëzit mbushin kishat për të nderuar këtë ditë të shenjtë dhe për të ndarë gëzimin e..
Më 29 qershor, Kisha ka vendosur të kremtojë njëkohësisht kujtimin e Apostujve të mëdhenj Pjetrit dhe Palit, të cilët ajo i quan "kryeapostuj të parë"..